Diskutim: Të rinjtë nuk janë mjaftueshëm të informuar për të drejtën për mjedis të pastër jetësor
E drejta për një mjedis të pastër luan një rol kryesor në të pasurit e një jete të pastër dhe kjo e drejtë është një nga më të rëndësishmet për të rinjtë. Fatkeqësisht, mjedisi është i rrezikuar për shkaqe të ndryshme nga ndotja e ajrit, uji i pistë gjer tek mbeturinat nëpër parqe, dhe të rinjtë përmes formave të ndryshme të aktivizmit dhe pjesëmarrjes, përpiqen ta mbrojnë atë.
Diskutimi “Pjesëmarrja e të rinjve në mbrojtjen, promovimin dhe realizimin e të drejtës për mjedisor jetësor të pastër si e drejtë e njeriut”, i cili u zhvillua më 26 janar, u përpoq të hapte temën e mënyrave se si të maksimizohet potenciali i rinisë në promovimin dhe realizimin e të drejtës për mjedis të pastër si e drejtë themelore e njeriut.
Konventa e Aarhusit është një nga dokumentet dhe mjetet më të rëndësishme dhe të fuqishme ndërkombëtare që u shërben aktivistëve të rinj. Në shtyllat e saj, Konventa përcakton që publiku ka të drejtë të informohet – domethënë, duke paraqitur një kërkesë për qasje në informacionin publik, të rinjve u jepet e drejta të informohen për gjendjen e mjedisit. Sidoqoftë, nga ana tjetër, institucionet kompetente janë ato që kanë për detyrë të informojnë dhe përfshijnë qytetarët në mënyrë aktive në vendimet për mbrojtjen e mjedisit. Shteti, si vend që ka ratifikuar dhe transpozuar në legjislacionin e tij dokumentet ndërkombëtare në këtë fushë, ka ndërmarrë detyrimin për të mbrojtur mjedisin dhe për të mundësuar të rinjtë të informohen sa duhet dhe t’i përfshijnë ato në vendimet e marra në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore.
“Besoj se të rinjtë duhet të përqendrojnë energjinë e tyre në formimin e më shumë organizatave rinore që do të shfaqen në mënyrë aktive në hapësirën publike dhe do të marrin masa për të mbrojtur mjedisin.”
Në diskutim u theksua se këshillet rinore, qoftë ato nacional apo lokale, duhet të përfshihen më aktivisht në vendimmarrje në komunat ku veprojnë dhe ata duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në qendrat, gjegjësisht në këshillat komunalë ku ata do të kenë mundësinë të ndikojnë në vendimet në nivel lokal që kanë të bëjë me mbrojtjen e mjedisit. Ajo theksoi që të rinjtë duhet të jenë aktivë, por në proaktivitetin e tyre duhet të ketë njohuri të ligjit dhe akteve ligjore, sepse në atë mënyrë mund të ndikojë drejtpërdrejt në sistem dhe të sjellin ndryshime.
“Nevojitet bashkëpunim midis organizatave që tashmë kanë përvojë në lobim dhe avokim për disa çështje mjedisore, që forca dhe zëri i aktivistëve të rinj të arrijnë më shumë tek vetë personat në detyrë.”
Gjatë diskutimit, të rinjtë diskutuan edhe për aspekte të ndryshme të temës, duke filluar nga mënyra se si të rinjtë janë të edukuar nga familja dhe në shkollë; si adresohet çështja e të drejtës për mjedisor jetësor në nivel komunal, lokal, në atë qendror; të kuptuarit se çfarë është krijimi i politikave në nivelin kombëtar. Gjithashtu u diskutuan edhe temat se si të rinjtë janë të (jo) vetëdijshëm për probleme të caktuara në shoqëri, përkatësisht për mjedisin jetësor, zgjidhje të caktuara ose pengesa dhe se si ata si të rinj mund të gjejnë mënyrën e duhur për të adresuar të njëjtat çështje.
Të rinjtë theksojnë se duhet të ketë përgjegjësi personale kur bëhet fjalë për mbrojtjen e mjedisit dhe burimet natyrore dhe se mosbesimi i autoriteteve dhe përfaqësuesve të tyre kur bëhet fjalë për të ardhmen e mjedisit po rritet, por gjithsesi pritet përgjegjësia e tyre. Është e qartë se megjithëse ekziston një dëshirë e caktuar për aktivizëm, përsëri tema e mjedisit është diçka që nuk mund ta zgjidhet plotësisht individualisht, por është një problem i të gjithë komunitetit dhe që i gjithë komuniteti duhet të përpiqet, qoftë ajo nëpërmjet ndryshimeve institucionale gjegjësisht të sistemit ose përfshirja në organizata ose iniciativa të caktuara.
Gjithashtu, mbrojtja e mjedisit duhet të vendoset në kurrikulën e shkollave fillore, në mënyrë që të rinjtë të bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Kjo u përmend si një rekomandim gjatë diskutimit sepse shumë të rinj nuk janë të interesuar ose nuk janë plotësisht të informuar në lidhje me çështjen.
Pjesëmarrësit gjithashtu ndanë iniciativat e tyre personale që kanë ndërmarrë, të tilla si: pastrimi i objekteve të caktuara në shkollat e tyre; pastrimin e zonave të caktuara në qytetet e tyre; pjesëmarrja në protesta kundër ndotjes së ajrit; si dhe krijimin e videove për studentët për të stimuluar interesin, por edhe për t’i informuar ata se si njerëzit ndikojnë në mjedis.
Si pjesë e diskutimit, së bashku me dhjetë pjesëmarrës të rinj nga qytete të ndryshme të moshës 18 deri 24 vjeç, ishte e ftuar edhe ekspertja dhe njëherit edhe përfaqësuese për mjedis jetësor të pastër, Evgenija Krstevska. Diskutimi u moderua nga Sara Milenkovska.
Diskutimi u organizua si pjesë e projektit “ACT – Veprim Qytetar Aktiv 2.0″, zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup me mbështetjen e Qendrës për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford nga ShBA. Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy nga ShBA. Ky diskutim, së bashku me 4 diskutime të tjera me qytetarë për tema të ndryshme në të gjithë vendin, do të kontribuojnë në zhvillimin e Debatës Nacionale Demokratike që është planifikuar të mbahet në vitin 2022.