Këshilli i EPI

ShtëpiKëshilli i EPI

Këshilli i EPI është organ konsultativ, në të cilin marrin pjesë persona nga Republika e Maqedonisë dhe nga vendet e jashtme, të cilët për shkak të njohurisë dhe përvojës së tyre munden të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve të EPI. Në emërimin e anëtarëve të Këshillit, Bordi menaxhues udhëhiqet nga nevoja për zhvillimin e kulturës së dialogut, tolerancës dhe kontributit në rishikimin e opsioneve dhe mundësive të ndryshme.

Anëtarësia në Këshillin e EPI kryhet pa kompensim finansiar.


Radmilla Shekerinska Jankovska

Radmilla Shekerinska Jankovska është Zëvendës Kryeministre e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Ministre e Mbrojtjes.

Ajo ishte përfaqësuese e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në legjislativ për katër mandate (1998-2002, 2006-2008, 2008-2011 и 2011-2014). Njekohesisht ishte e dhe Kyetare e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane që nga krijimi në vitin 2008 deri në vitin 2014. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ishte Nënkryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Integrime Evropiane dhe Koordinatore për Ndihmë të Jashtme. Në atë cilësi përgaditi kandidaturën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe udhëhoqi procesin e përgaditjeve të mbrendshme për sigurimin e statusit të kandidatit. Në atë kohë, Republika e Maqedonisë iu dha statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.


Antoaneta L. Dimitrova

Dr. Antoaneta L. Dimitrova është profesoreshë inordinare në Fakultetin e Qeverisjes dhe Çështjeve Globale në Universitetin e Llajdenit. Puna e saj është fokusuar në transformacionet demokratike dhe shtetërore të shteteve post-komuniste të Evropës Qëndrore dhe Lindore, posaqërisht në rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces.

Viteve të fundit, Antoaneta Dimitrova ka qenë e angazhuar në bashkëpunim hulumtues në kuadër të projektit të financuar FP7 “Maksimalizimi i kapacitetit integrues të Bashkimit Evropian: Mësimet dhe perspektivat për zgjerim dhe hapat e ardhshëm” (MAXCAP). MAXCAP (www.maxcap-project.eu) ka hulumtuar efektet ekonomike dhe politike të zgjerimit të BE-së në periudhën 2004-2007, strategjitë e zhvillimit të BE-së në mënyrë që të përballet me sfidat ekonomike, politike dhe sociale që e shoqërojnë atë, dhe mësimet për zgjerimet aktuale dhe të ardhshme. Nga viti 2016, Antoaneta Dimitrova do të koordinojë dhe do të punojë në projektin EU-STRAT: “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Partneritetit Lindor: Analiza gjithpërfshirëse dhe vlerësimi strategjik”.


Adam Fagan

Dr. Adam Fagan është udhëheqës dhe kryeson me “Politikat Evropiane” në Universitetin Queen Mary në Londër dhe gjithashtu është profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSEE – LSE Hulumtime në Evropën Juglindore). Hulumtimi i tij fokusohet në Evropianizimin e shteteve post-konfliktuoze të ish Jugosllavisë në Ballkanin perëndimor, dhe ka shkruar intenzivisht mbi ndikimin e ndihmës së donatorëve të huaj në Bosnje dhe Hercegovinë, për ndërtimin e njohurive të reja të politikave dhe kapaciteteve në demokracitë e brishta dhe për të vlerësuar përpjekjet e BE-së për të zhvilluar shoqërinë civile dhe qeverisjen e mirë në Sërbi dhe Kosovë. Që nga viti 2007, Adam është hulumtues kryesor i një projekti të financuar nga AHRC prej 209 mijë funtash që shqyrton Evropianizimin e menaxhimit të mjedisit në Sërbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë të quajtur “Harmonizimi Evropian i Bosnjes dhe Hercegovinës dhe Sërbisë” (ECoBHAS). Adam është bashkë hulumtues në projektin hulumtues MAXCAP i financuar nga Bashkimi Evropian (Maksimalizimi i kapacitetit integrues të Bashkimit Evropian).


Fatmir Besimi

Dr. Fatmir Besimi ishte Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga 2013 – 2016. Në vitin 2011, ai ishte ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (ministër i parë i shqiptar në këtë pozicion) dhe në atë kohë anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë. Ai është gjithashtu  ministër I mëhershëm i ekonomisë në dy mandate në vitin 2004 dhe 2008. Ka qenë I angazhuar edhe si ekonomist në Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë në vitin 2007, ndërsa nga viti 2003 – 2004 ai u emërua si Zëvendës-Guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë.


Juliana Nikolova

Juliana Nikolova është Drejtoreshë e Qendrës për modernizim të politikave, krijuese e webfaqes www.europe.bg që nga viti 2003, faqe që mirret me temat lidhur me integrimet evropiane. Ajo është ish Sekretare e Këshillit Koordinues të Fondeve të BE-së (2009-2012), Drejtoreshë e Fondacionit të Institutit Evropian (2002-2009), themeluese e Rrjetit të Informacionit Ballkanik (2005) dhe Drejtoreshë e Drejtorisë për integrime evropiane dhe marrëdhënie me institucionet financiare ndërkombëtare në Këshillin e Ministrave (2000-2001). Ajo shërbeu si Sekretare e Këshillit për integrime evropiane të Kryeministrit (2000-2001) dhe ka qenë anëtare e ekipit negociues për pranimin e Bullgarisë në BE (2000-2001).

Zonja Nikollova ishte Zëvendës Ministre e Industrisë (1999), anëtare e ekipit që mirrej me Marrëveshjen bullgare të asocimit me BE (1992-2001), anëtare e ekipit të pranimit të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ajo ishte gjithashtu anëtare kryesore e marrëveshjes EFTA dhe CEFTA.


Tobias Flessenkemper

Tobias Flessenkemper është drejtor dhe themelues i një organizate këshilldhënëse me seli në Berlin, e cila fokusohet në inovacionet në qeverisjen demokratike dhe sigurinë. Ai është gjithashtu anëtar i lartë i Qendrës Ndërkombëtare për Edukimin e Evropës (CIFE) në Nicë dhe ligjerues i politikës evropiane në Universitetin e Këlnit. Në vitin 2012 dhe 2013 ai ishte hulumtues mysafir në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) në Berlin. Nga viti 2004 deri në vitin 2012 ka punuar në operacione për politikë të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së në funksionet politike dhe qeverisëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Bruksel. Para kësaj ai ka punuar si këshilltar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropës (OBSE), UNICEF, BE dhe në Qendrën e Berlinit për operacionet ndërkombëtare për paqe (ZIF).

Tobias Flessenkemper, është bashkëpunëtor i programit ECDPM që nga viti 2017. Ai punon me ECDPM nga viti 2015 në një studim për sistemin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) dhe projektin CIVILEKS, për të cilin ai siguron ekspertizë në Politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.


Dimitar Bellçev

Dimitar Bellçev është diplomat i mëhershëm. Në vitin 1972 punësohet në Hekurudhat e Maqedonisë, ku ishte i angazhuar në planifikimin, projektimin dhe ndërtimin e objekteve tërheqëse elektrike. Që nga viti 1982 ka punuar në General Export Beograd, para se gjithash si përfaqësues teknik dhe komercial i kompanive të huaja (Siemens nga Gjermania, DAF nga Holanda dhe te tjera), dhe më pas si Drejtor i zyrës së përfaqësimit në Shkup.

Në vitin 1992 u emërua Nënsekretar për Çështje Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai morri pjesë në negociatat për pranimin e Republikës së Maqedonisë në Agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe në negociatat  për lidhjen e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocijim me Komisioin Evropian dhe shtetet anëtare. Ai shërbeu në Misionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë (1995-1997) dhe në Misionin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ai përfundoi shërbimin e tij aktiv në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2010 si Koordinator Kombëtar për Bashkëpunim Rajonal.


Sasho Klekovski

Sasho Klekovski është konsulet i pavarur. Përvoja e tij është njëzet vite në pozicione menaxheriale në sektorin civil dhe pesë vite përvojë në konsulencë. Në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90 drejtoi Shoqatën e studentëve të mjeksisë në Maqedoni dhe Shoqatën e studentëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Në vitin 1993 është nji nga themeluesit, kurse nga viti 1994 është drejtor ekzekutiv i Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar. Nga viti 1998 deri në vitin 2008 ka qenë përfaqësues i Fondacionit maqedonas për zhvillimin e ndërmarrjeve.

Ka qenë anëtar i disa komisioneve dhe bordeve në Maqedoni dhe jasht vendit, duke përfshirë edhe Bordin menaxhues për transparencë në Maqedoni. Ai është bashkëkryetari i pare i Komitetit të përbashkët konsultativ të shoqërisë civile në mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë për periudhën 2009-2010. Është nënkryetar i Këshillit të biznesit në Universitetin Kolegji Amerikan – Shkup (UACS). Është ligjerues i programit MBA Në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në UCSS që nga viti 2014. Ka njohuri dhe kuptim të thellë për shoqërinë civile në Maqedoni. Ka përvojë në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Rumani), si dhe në Kaukaz (Gjeorgji), Azi Qendrore (Kazakistan, Kirgistan).


Milada Anna Vaçudova

Milada Anna Vaçudova është profesoreshë inordinare e Shkencave Politike, Jean Monnet Kryetare e Studimeve të BE-së dhe Kryetare e programit mësimor në Universitetin e Karolinës Veriore në Chapel Hill. Ka publikuar punime lidhur me demokratizimin dhe ndryshimet politike në Evropën postkomuniste, me zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe ndikimin e aktorëve ndërkombëtar në politikat kombëtare. Libri i saj, “Europe Undivided: Democracy, Leverage and Integration After Communism” publikuar nga Oxford University Press, u nderua me çmimin e shtatëmbëdhjetë Stein Rokkan për hulumtime komparative të shkencave shoqërore.

Profesoresha Vaçudova punon tani në ndryshimet politike dhe angazhimet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor. Ka fituar bursa nga një numër i madh i institucioneve siç janë: European University Institute në Firencë, Itali; Qendra për Studime Evropiane në Universitetin e Harvardit; Qendra për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Princton; Qendra Belfare për Shkenca dhe Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit dhe Fondacioni Nacional për Shkencë. Studimet deridiplomike i kreu në Universitetin e Stanfordit. Si anëtare e Kolegjit Shën Antoni dhe British Marshall Studiuese, doktoraturën e saj e kreu në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Oksfordit.


Klaudijus Maniokas

Klaudijus Maniokas ka doktoruar në sferën e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Vilnusit. Duke qenë më shumë se 10 vite i involvuar në aderimin e Lituanisë në sektorin publik të BE-së, momentalisht është Kryetar i Bordit në firmën konsultuese European Social, Legal, and Economic Projects (ESTEP) të themeluar në Vilnus, Lituani. Që nga viti 2004 ka drejtuar ESTEP në detyra të ndryshme konsultuese të fokusuara në investimet në sektorin publik dhe çështjeve evropiane. Në 10 vitet e fundit ka konsulturar qeveritë e Partneritetit Lindor dhe Ballkanit Perëndimor lidhur me menaxhmentin e çështjeve evropiane.

image
https://epi.org.mk/wp-content/themes/blake/
https://epi.org.mk/?lang=sq/
#00ccff
style1
paged
Loading posts...
/home/epiopoif/public_html/
#
on
none
loading
#
Sort Gallery
https://epi.org.mk/wp-content/themes/blake
on
yes
yes
off
Enter your email here
off
off
sq