Julijana Karai ka magjistruar në Universitetin e Bolonjës në drejtimin Studime evropiane dhe është anëtare e Asamblesë së EPI. Ka punuar në Sekretariatin për çështje evropiane në sferën e kriteriumeve politike, veçanërisht në sferat e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, reformave në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe decentralizim. Gjithashtu ka punuar edhe në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë.
Juliјana ishte TEMPUS trainer për edukim të vazhdueshëm në çështje evropiane dhe ka çertifikatë për të njejtën nga College of Europe në Bruge, Belgjikë. Ka punuar si hulumtuese në IPA projektin rajonal “Përforcimi i sistemeve për integritet nacional në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe monitorimi i zhvillimeve në përpjekjet kundër korrupsionit”, ka qenë udhëheqëse e IPA projektit “Pjesëmarrja qytetare në demokracinë lokale” dhe konsulente në kuadër të projektit të UNDP “Zhvillimi i zgjidhjeve inovative për qasje më të mirë në shërbimet lokale”.