Ardita Vejseli është hulumtuese në Institutin për politikë evropiane. Ka magjistruar në sferën e të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, dhe aktualisht është në përfundim të studimeve master në sferën e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Universitetin e Eseksit, Mbretëria e Bashkuar me Chevening bursë. Ardita është e kyçur në projekte të ndryshme lidhur me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe kryerjen e hulumtimeve në teren. Që nga angazhimi i saj EPI në vitin 2017, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në drejtimin dhe organizimin e tre debateve nacionale në Maqedoninë e Veriut sipas metodës së Deliberative Polling, organizuar në bashkëpunim me Universitetin Stanford nga SHBA. Ajo është autore dhe bashkëautore e disa hulumtimeve dhe ishte pjesë e gjeneratës së dytë të projektit “EUth – Youth Advocating in the EU” organizuar nga Civil Rights Defenders, në të cilin ka bërë hulumtim mbi të drejtën e arsimit dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, me të cilin ka avokuar në Parlamentin Evropian. Gjatë studimeve master në Universitetin e Eseksit ishte e kyçur në Njësinë për verifikm dixhital pranë Amnesty International. Ardita ishte pjesë e Këshillit Rinor të Ambasadës së Sh.B.A-ve në Shkup.