Ardita Abazi Imeri është një nga themelueset e EPI-t dhe punon në institut që nga viti 2011. Ajo ka doktoruar në Universitetin “Sh. Kiril dhe Metodij “- Institutin për Studime Sociologjike, Politike dhe Juridike në fushën mbrojtja e konsumatorëve dhe harmonizimi me acquis communaitaire dhe mbaron masterin në të drejtën ndërkombëtare, krahasuese dhe evropiane në Universitetin e Maastrichtit (Maastricht, Holandë).
Në EPI Ardita është përgjegjëse per planifikimin strategjik dhe monitorimin dhe evaluimin e punës së EPIt. Nga aspekti i programeve, ajo eshte Koordinatore e Programit për Acquis dhe Politikat Sektoriale të BE. Ne fokusin e punës së saj janë edhe sundimi i së drejtës, anëtarësimi ne BE, politika e kushtëzimit, mbrojta e konsumatorëve si dhe promovimi i politikave të kohezionit social. Ndër projektet e suksesshme nën udhëheqjen e saj janë projektet që lidhen me reformën e administratës publike (WeBER) si menaxhere rajonale e granteve dhe reforma në fushën e gjyqësorit (Rrjeti 23+, JuDGMeNT).Ndërmjet viteve 2008 dhe 2010 ka punuar në Sekretariatin për Punë Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm dhe politikat sektoriale.