Naum Llokoski është oficer për komunikime në EPI. Në vitin 2015 ka diplomuar në shkenca politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kurse për momentin ndjek studimet e masterit për politikë të aplikuar në të njejtin fakultet.
Si oficer për komunikime, është përgjegjës për drejtimin e web faqes dhe profileve sociale të EPI. Detyrat e tij përfshijnë shkrimin e njoftimeve, promovimin e hulumtimeve të EPI, menaxhimin e e-mail komunikimeve dhe ndjekjen e njoftimeve të mediumeve lidhur me organizatën. Ai ndihmon në zhvillimin e strategjisë së komunikimit organizativ dhe planeve të komunikimit të projekteve dhe ndjek zbatimin e tyre. Naum gjithashtu kontribuon në përgatitjen e materialeve promovuese si rezyme, infografe dhe video.