Çfarë është në rrezik për Ballkanin Perëndimor: Instrumentet ekzistuese dhe të reja të zgjerimit të BE-së

Metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) synon të forcojë dhe ta bëjë procesin e anëtarësimit më efektiv. Në praktikë, procesi zhvillohet me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej. Ekziston shqetësim i madh se metodologjia e re e zgjerimit nuk është e mjaftueshme për të arritur rezultatet e pritura të procesit të demokratizimit dhe reformave strukturore në Ballkanin Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Projekti mbështet aktivitetet avokuese të rrjetit Think for Europe në diskutimet me institucionet e BE-së për të ardhmen e politikës së zgjerimit të BE-së, si dhe të ardhmen e BE-së, e cila përfshin Ballkanin Perëndimor (BP) si pjesë integrale të Bashkimit. Qëllimet specifike të projektit janë:

  1. a) Përfaqësuesit e institucioneve të BE-së kanë mundësi të njihen me modalitetet e ndryshme të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe modalitetet për përmirësimin e metodologjisë së re për zgjerim;
  2. b) Organizatat e shoqërisë civile (OSHC), kryesisht think tank-ët (TT) nga Ballkani Perëndimor janë të pajisura me informacion/njohuri mbi pozicionet e institucioneve të BE-së për zgjerimin e BE-së për të menaxhuar më mirë pritshmëritë e procesit të anëtarësimit në vend;
  3. c) OShC-të (kryesisht think tank) kanë forcuar lidhjet ekzistuese dhe kanë krijuar lidhje të reja për bashkëpunim me homologët e BE-së.

Comments are closed.