EPI prezantoi rezultatet e Anketës Nacionale Debatuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Instituti për politike evropiane (EPI) – Shkup dje i prezantoi rezultatet dhe rekomandimet e Anketës nacionale debatuese për qëndrimet kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Takimi në Kuvend u organizua në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtje dhe siguri dhe kryetarin e komisionit, gjeneral Pavle Arsoski. Para deputetëve u prezantuan qëndrimet e qytetarëve dhe ndryshimet në opinionin e tyre, të shprehura gjatë hulumtimit të kryer sipas metodës së anketës debatuese (Deliberative Polling).

Është një formë unike e konsultimit politik që kombinon teknikat e anketës të opinionit publik dhe debatit publik. Ai synon të paraqesë se si do të dukej opinioni publik për një temë të caktuar, nëse qytetarët do të kishin mundësi të njiheshin më shumë me temën. Anketa fillestare u realizua në një mostër përfaqësuese prej 1001 të anketuarve nga i gjithë vendi, ndërsa ngjarja debatuese u mbajt në Shkup me 135 të anketuar.

 

Anketa debatuese e implementuar nga EPI tregoi se ekziston nevoja për të zhvilluar strategji komunikimi që shndërrojnë vendimet e politikës së jashtme në efekt praktik në jetën e përditshme të qytetarëve, duke theksuar se si përpjekjet ndërkombëtare, si integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO, ndikojnë në mundësitë ekonomike, sigurinë dhe shërbimet sociale. Për më shumë, duhen konsultime publike dhe fushata edukative që fokusohen në çështje specifike të politikës së jashtme që prekin drejtpërdrejt qytetarët, të dizajnuara për të qenë të qasshme dhe të rëndësishme për publikun e gjerë. Duhet të zbatohen strategji për të luftuar dezinformimin në lidhje me integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO. Gjithashtu, është e nevojshme përfshirje e shërbimeve të kontrollit të fakteve dhe ndërgjegjësimi i publikut për të promovuar informacion të saktë.

 

Comments are closed.