Ndërmjetësoni, mos dyshoni

 

REZYME E PROJEKTIT: Ndërmjetësoni, mos dyshoni

(finansuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup)

 

Drejtues i projektit:       Instituti për politikë evropiane – Shkup

 

Partnerë të projektit:   Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik “Pavel Shatev”

Komora e ndërmjetësuesëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Federata e ndërmjetësuesëve nga Holanda

 

Qëllimi:                             Të kontribuojë në rritjen e përdorimit të ndërmjetësimit si mënyrë alternative për zgjidhje të kontesteve.

 

Qëllimet specifike:       

  1. Sigurim i informacionit të bazuar në prova për ndërmjetësimin si mjet për zgjidhje alternative të kontesteve në Maqedoninë e Veriut;
  2. Forcimi i kapaciteteve të ndërmjetësuesëve, gjykatësve dhe Komorës së ndërmjetësuesëve;
  3. Mundësimi i një mekanizmi për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet palëve më të rëndësishme në fushën e ndërmjetësimit;

 

Grupet e synuara:           Ekpert të ndërmjetësimit, gjykatës, ndërmjetësues, prokurorë publik, Ministria e drejtësisë,      Qeveria,

Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik, përfaqësues të sektorit të biznesit Odat ekonomike, kompanitë, përfaqësues të administratës publike, studentët, qytetarët.

 

Përdorues final:              Institucionet e sistemit të drejtësisë (Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve public, gjykatat dhe prokuroritë publike, Ministria e drejtësisë dhe institutcionet e tjera relevante), Komora e ndërmjetësuesëve, ndërmjetësuesit, gjykatësit dhe prokurorët publik të ardhshëm si dhe qytetarët dhe shoqërie në përgjithësi.

 

Rezultatet e pritura:     R1: Vlerësim i bazuar në dëshmi lidhur me statusin e zbatimit të Strategjisë për reforma në gjyqësor 2017-2022 në fushën e ndërmjetësimit.

 

R2: Të sigurohen opinione dhe rekomandime nga përfaqesuesit e bizneseve mbi përmirësimin e ndërmjetësimit përmes organizimit të fokus grupeve me 10 përfaqësues nga sektori i biznesit;

 

 

R3:  Sigurim i pasqyrës së hollsishme për vetëdijen e përfaqësuesëve të sektorit publik dhe të biznesit për përdorimin e ndërmjetësimit;

 

R4: Modul i institucionalizuar mbrenda programit për trajnim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik;

 

R5: Njohuri dhe kapacitetet të zmadhuara të ndërmjetësuesëve, gjykatësve, prokurorëve publik, profesorëve univerzitar dhe gjykatësve dhe prokurorëve publik të ardhshëm përmes transferimit të njohurive mbi ndërmjetësimin përmes trajnimeve;

 

R6: Njohuri dhe kapacitete të zmadhuara të ndërmjetësuesëve, gjykatësve, prokurorëve publik, profesorëve univerzitar, përfaqësuesëve të administratës publike dhe palëve tjera relevante përmes transferimit të njohurive  përmes vizitave studimore në Holandë;

 

R7: Kapacitete të zmadhuara në fushën e financave dhe komunikimeve të anëtarëve të Komrës së ndërmjetësuesëve, duke kontribuar në avancimin e punës së këtij organi dhe ngritjen e vetëdijes për përparësitë e përdorimit të ndërmjetësimit në kontestet e tyre;

 

R8: Propozime specifike kontekstuale sa i përket Propozim ligjit për ndërmjetësim dhe përmirësimin e konceptit të ndërmjetësimit përmes organizimit të tre dialogjeve për politikë me pale relevante duke përfshirë përfaqësues të sektorit publik dhe kompanive, Ministrisë së drejtësisë, Komorës së ndërmjetësuesëve, Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik, ekspertëve, akademisë, Qeverisë, Kuvendit dhe publikut të gjerë;

 

R9: Mekanizëm i themeluar dhe i forcuar për dialog dhe bashkëpunim mes palëve relevante me organizimin e dy konferencave vjetore për ndërmjetësim;

 

R10: Promovimi i përfitimeve dhe rekomandimeve nga ndërmjetësimi për përmirësimin                   ndërmjetësimit për palët relevante.

 

 

Aktivitetet kryesore:    KLASTERI 1: Hulumtim i bazuar në fakte

  • Dokument për analizë të politikave
  • Fokus grupë
  • Anketë mbi ndërmjetësimin

KLASTERI 2: Ndërtim të kapaciteteve

  • Zhvillim të modulit për trajnim mbi ndërmjetësim në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik;
  • Trajnime për ndërmjetësim në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik;
  • Trajnim për zhvillim organizativ për Komorën e ndërmjetësuesëve;
  • Vizitë studimore tre ditore në Holandë;

KLASTERI 3: Promovim

  • Tre ngjarje promovuese për politikë;
  • Organizimi i dy konferencave vjetore mbi ndërmjetësim;
  • Mbledhje për avokim;
  • Promovim i ndërmjetësimit si mekanizëm për zgjidhje të kontesteve;

Zbatimi:                            01.09.2020 – 31.08.2022

Buxheti:                             8089384 MKD

 

Kontakt:                            Iva Conevska, Projekt menaxhere dhe hulumtuese ([email protected])

 

 

 

 

 

Comments are closed.