Fillimi i projektit “Forcimi i organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve për shërbime më të mira komunale në Europën Juglindore”

Feb 22, 2015

epiadmin

Ngjarje

0

Takimi i parë i projektit “Forcimi i organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve për shërbime më të mira komunale në Europën Juglindore”  u mbajt në Beograd në 18 shkurt 2015. Nga EPI ne takim morri pjese Ardita Abazi Imer, Koordinatore e Programit për acquis dhe politikat sektorale.

Projekti është financuar nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) – GIZ, nëpërmjet Fondit të Hapur Rajonal për modernizimin e shërbimeve komunale dhe zbatohet nga  Rrjeti e TEN.
Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së konsumatorit dhe organeve ne nivelit lokal dhe kombëtar në Europën Juglindore, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian. Permes projektit pritet të përmirësohet mbrojta e interesave të konsumatorëve dhe për të rritet besimi i ndërsjellë në mes konsumatoreve dhe ofruesve të shërbimeve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në permiresimin e cilësisë se shërbimeve. Edhe pse vendet e Evropës Juglindore kanë miratuar tashmë dispozitat ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve, niveli i ndërgjegjësimit të drejtave të konsumatorëve është i ulët, veçanërisht në lidhje me të drejtat që i kanë dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë e shërbimeve të përcaktuara nga njësitë e qeverisjes lokale.

Organizatat për të mbrojtjen e konsumatorëve nga të tre shtetet (TEN – shtetet), do të përfshihen në zbatimin e projektit, ndërsa projekti parasheh edhe perfshirje graduale edhe te organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve nga vendet e tjera të rajonit.

Projekti do të arrijë rezultatet e mëposhtme: 1) organizatat për mbrojtjen e konsumatorit, do të zhvillojnë një qëndrim mbi sfidat që kanë të bëjnë me të drejtat e konsumatorët ne shërbimet komunale, 2) organizatat e konsumatorit do te forcojne kapacitetin e tyre për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të përmirësuar nivelin e informacionit per grupet etyre te synuara  3) do të identifikohen iniciativa potenciale për bashkëpunim ndërmjet organizatave të konsumatorëve me aktorë të tjerë në nivel rajonal dhe kombëtar.

 

 

Link: http://www.europeanpolicy.org/en/home/179-news/583-kick-off-meeting-of-the-project-strengthening-consumer-protection-organisations-for-better-municipal-services-in-see.html

Post by epiadmin

Comments are closed.