Debati kombëtar për BE-në
Anetaresimi në UE – monitorim dhe perfaqesim: Debati kombëtar për BE-në
Instituti për politikë evropiane – EPI (Shkup) në korik 2016 filloi me shqyrtim të projektit “Debati kombëtar për BE-në”. Ky projekt është i finansuar nga programi Civika mobilitas dhe do të zbatohet në kohëzgjatje prej 18 muaj.
Në mungesë të debatit kombëtar për Bashkimin Evropian, projekti do të inicojë bisedë inkluzive me faktorët shoqërorë për proqesin e aderimit të Republikës të Maqedonisë në BE. Ky projekt do të ofrojë model të konsultimit dhe informimit të ekspertëve dhe publikut më të gjërë me të cilën do të kontribuohet për tejkalimin e mungesës kronike të konsltacioneve dhe debateve, si dhe krijimit të një nënshtrese themelore të argumenteve dhe dëshmive në lidhje me pyetjet të lidhura me BE.
Projekti parashikon kyçje të publikut ekspertik, por dhe më të gjërë në anketë inovative debatuese me qëllim të kuptimit më të mirë të përfitimeve dhe humbjeve për Republikën e Maqedonisë nga proqesi i aderimit në BE. Nga fillimi pritet që të zmadhohet bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe qeverisjes në pjesën e krijimit të politikave publike, në ndërkohë duke patur parasysh problemet, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.