
Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, në mbledhinë vjetore vendosi ta pranojë kërkesën për bashkim të Institutit për Politikë Evropiane (EPI). Krah EPI, në Koalicion u bashkangjit edhe Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj.
Koalicioni paraqet rrjet të organizatave qytetare, që kanë për qëllim:
- Të zmadhojnë respektimin e standardeve për gjykim të drejtë para gjykatave nacionale;
- Të vendosin besimin e publikut në sistemin gjyqësor;
- Ti identifikojnë problemet në sistemin gjyqësor dhe të tregojnë për nevojën e reformave juridike dhe institucionale;
- Ta njohtojnë publikun me standardet për gjykim të drejtë dhe ta sforcojnë besimin e qytetarëve në funksionimin e sistemit gjyqësor;
- Ti zvogëlojnë mundësitë e tretmanit jo adekuat të palëve në procedurë nga ana e gjykatësve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.