Vështrim vjetor mbi sundimin e ligjit në BE 2024

Sundimi i ligjit është themeli i BE-së, prandaj është një vlerë thelbësore që duhet të respektohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate. Për të avancuar në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, vendet kandidate duhet të respektojnë gjithashtu detyrimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Për herë të parë këtë vit, disa vende kandidate përfshihen në ushtrimin e raporteve vjetore të sundimit të ligjit, që është një instrument tjetër që Komisioni Evropian shfrytëzon për të matur nivelin e tyre të përafrimit me standardet dhe vlerat demokratike të BE-së. Kjo pasqyrë vjetore fokusohet në atë zhvillim, si dhe në zhvillime të tjera relevante të sundimit të ligjit në nivel të BE-së. Ai gjithashtu përqendrohet në aspekte të ndryshme në lidhje me Kapitullin 23 ku janë identifikuar disa çështje në Maqedoninë e Veriut.