Punëtori mbi Rishikimin Periodik Universal: Përforcimi i kapaciteteve të stafit të kuvendit
Instituti për politikë evropiane (EPI), në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizoi me sukses punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve të stafit të kuvendit për Rishikimin Periodik Universal (UPR)”, në datat 21-22 mars 2024, në Hotel Radika, Mavrovë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përforcimi i kapaciteteve të stafit të kuvendit dhe rritja e aftësisë së tyre për të kontribuar në mënyrë efektive në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të përgjegjësive të tyre.
Kjo punëtori ofroi një platformë ku pjesëmarrësit thelluan dijenitë e tyre mbi procesin e RPU-së, duke theksuar rëndësinë e tij si një mekanizëm për vlerësimin e portfoliove në raport me të drejtat e njeriut të shteteve anëtare të OKB-së. Në këtë ngjarje u theksuan rolet kyçe të organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në promovimin e të drejtave të njeriut dhe nevojën për përfshirje më të gjerë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë proces.
Seancat e punëtorisë, të udhëhequra nga ekspertë dhe praktikues me përvojë, dhanë një pasqyrë të detajuar të parimeve bazë të RPU-së, si dhe hapa praktik për të përforcuar angazhimin e Kuvendit në këtë proces. Pjesëmarrësit morën pjesë aktive në diskutime dhe aktivitete në grup, që inkurajoi mësimin kolektiv dhe zgjidhjen e problemeve.
Diskutimet dhe seancat punuese rezultuan në disa rekomandime kyçe për përmirësimin e angazhimit të Kuvendit në RPU, duke përfshirë zhvillimin e programeve të detyrueshme për edukim dhe trajnim, formalizimin e mekanizmave për shkëmbim të informacioneve dhe inkurajimin e angazhimit proaktiv në proceset e RPU-së.
Instituti për politikë evropiane falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e suksesshëm të punëtorisë dhe shpreson në bashkëpunim të vazhdueshëm në përpjekjet për përmirësimin e angazhimit dhe kapaciteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e Rishikimit Periodik Universal.