Debat: Nevojiten reforma në shtëpi që t’i afrohemi më afër BE-së
Maqedonia e Veriut duhet të bëjë përpjekje për t’i përfunduar reformat me qëllim që të bëhet anëtare e BE-së. Ky ishte përfundimi në të cilin u arrit gjatë dialogut për politikë “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi i tyre mbi Maqedoninë e Veriut” që u mbajt dje në Shkup, me qytetarë të rajonit të Shkupit.
Megjithatë, qytetarët përmendin edhe pengesat në të cilat vendi ka hasur në rrugën drejt anëtarësimit, kryesisht nga fqinjët tanë, dhe konsiderojnë se ato kanë kontribuar në rritjen e euroskepticizmit dhe kanë shkaktuar zhgënjim.
Pas diskutimit mes qytetarëve, ata përpiluan pyetje që i’a parashtruan panelit të përbërë nga ministri i punëve të jashtme dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani, profesori i Fakultetit juridik “Justinianus Primus”, Nenad Markoviq dhe dekani i Fakultetit juridik pranë Universitetit Ndërkombëtar “Vision”, Vesna Poposka.
Ata theksuan se është e rëndësishme që vendi të jetë në të njejtën tavolinë me vendet e tjera kur të vendoset e ardhmja e kontinentit në mënyrë që edhe zëri ynë të dëgjohet. Në diskutimin me ekspertët u theksua gjithashtu se momenti gjeopolitik i luftës në Ukrainë dhe dera e hapur nga BE-ja, duhet të shfrytëzohet për të bërë reformat e nevojshme në vend, që të shkojmë drejtë anëtarësimit të plotë në Bashkim.
Kjo ishte ngjarja e tretë e dialogut për politikë në kuadër të projektit “Inkurajimi i analizës së politikave dhe debatit publik” të cilin Instituti për Politikë Evropiane – EPI e realizoi me mbështetjen e Fondacionit kombëtar për demokraci (NED) nga ShBA. Debati në Shkup, së bashku me ngjarjet e tjera debatore që u zhvilluan në Tetovë dhe Manastir, do të jenë bazë për organizimin e Anketës kombëtare debatuese në vitin 2024.