[Open call] Instrumenti i Granteve të Vogla: Angazhimi i Qytetarëve në nivelin lokal të RAP
Projekti “Fuqizimi i Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar– Projekti WeBER 3.0 është një projekt rajonal me kohëzgjatje prej tre vitesh e gjysmë, me vlerë 1.444.451 euro i financuar nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Periudha e zbatimit të projektit është shkurt 2023 – korrik 2026.
Një shumë e përgjithshme prej 280,000 EUR është ndarë për IGV, për të mbështetur deri në 20 grante ,ku secili do të ketë vlerë deri në 14,000 euro, nga të cilat 4 në Serbi, 4 në BIH, 3 në Shqipëri, 3 në Maqedoninë e Veriut, 3 në Kosovë, dhe 3 në Mal të Zi. Kohëzgjatja e granteve të ndara do të jetë deri në 15 muaj.
Në mënyrë tematike dhe përmes produkteve (deliverables) specifike, projektet e mbështetura nga IGV do të integrohen fuqishëm në strukturën e përgjithshme dhe objektivat e WeBER 3.0 dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejt në arritjen e objektivit të përgjithshëm të projektit.
Aplikantët duhet të dorëzojnë propozimin e tyre dhe dokumentet e kërkuara përmes e-mail në [email protected] dhe Cc: [email protected] .
Subjekti i e-mail-it duhet të jetë: “CfP #Weber-G-03: Aplikimi (vend)” (p.sh. “CfP #Weber-G-03: Albania_Application”).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 14 nëntor 2023.
Pyetjet sqaruese mund të dërgohen me e-mail jo më vonë se data 30 Tetor 2023 në adresat e postës elektronike: [email protected] dhe në Cc: [email protected] . Subjekti i e-mail-it duhet të jetë: “CfP #Weber-G-03: (vendi)_ Pyetje sqaruese”.
Sqarimet për pyetjet e marra pas kësaj date nuk do të jepen. Asnjë përgjigje individuale nuk do të jepet për pyetjet e marra. Sqarimet për të gjitha pyetjet e marra do të publikohen brenda një dokumenti në www.par-monitor.org jo më vonë se 17 Nëntor 2023.