Krijojmë të ardhmen së bashku: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor nga perspektiva e të rinjve
Projekti “Krijojmë të ardhmen së bashku: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor nga perspektiva e të rinjve” kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e politikë-bërjes inkluzive dhe pjesëmarrëse në nivelin e Bashkimit Evropian (BE), duke lejuar qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të ndajnë pikëpamjet e tyre se si të zgjidhen çështjet transnacionale me interes të përbashkët.
Projekti përbëhet nga disa aktivitete të ndërlidhura. Tetë ngjarje virtuale do të mbahen në secilin vend në Ballkanin Perëndimor, Poloni dhe Itali në metodën e kafesë botërore, të ndjekura nga online panel diskutime.
Paralelisht, platforma për konsultime u mundëson të rinjve të marrin pjesë në diskutime për tema që lidhen me të ardhmen e Evropës. Një platformë e tillë do të jetë e lehtë për përdoruesit dhe kontributet do të paraqiten lehtë. Duke u bazuar në rezultatet e online ngjarjeve publike dhe kontributeve nga platforma për konsultime, partnerët e projektit do të shkruajnë një dokument përfundimtar të politikave mbi rezultatet e aktiviteteve dhe politikave si një kontribut nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së, të përfshira në projekt, në skenarët për të ardhmen e Evropës.
Ngjarja përfundimtare do të zhvillohet në Bruksel ku dokumenti përfundimtar do t’u paraqitet aktorëve relevantë dhe zyrtarëve të BE-së.
Projekti zbatohet në partneritet me organizatat anëtare të rrjetit Think for Europe- TEN: Qendra për Politikë Evropiane (CEP) – Beograd, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim – (IDM) – Tiranë, Instituti Alternativa (IA) – Podgoricë, Nisma për Politikë të Jashtme (FPI) – Sarajevë, Grupi i Studimeve Ligjore dhe Politike (GLPS) Prishtinë dhe Instituti për Politikë Evropiane (EPI) – Shkup, koordinuar nga Qendra për Politikë Evropiane në Beograd; dhe organizatat nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian: Qendra Evropiane për Politikë (EPC) – Bruksel, Instituti për Çështje Ndërkombëtare (IAI) -Itali, Fondacioni Bronislaw Geremek – Poloni.
Data: 2 Mars 2020 – 31 Gusht 2021 (fillimi i projektit u shty për 1 Shtator 2020 për shkak të COVID-19)
Buxheti: 143.640 euro
Shihni më shumë rreth ngjarjeve që kemi mbajtur gjatë Projektit këtu