Sesion informativ për thirrjen për grante të vogla për organizatat qytetare
Projekti „WeBER 2.0“ – Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar organizon sesion informativ për thirrjen për projekt-propozime për grantet e vogla për mbështetjen e shoqërisë civile në monitorimin e reformës së administratës publike, në nivelin lokal.
Sesioni informativ do të mbahet më datën 28 shtator (E hënë) 2020 online përmes platformës Zoom në ora 12:30.
Për më shumë informata lidhur me thirrjen për projekt-propozime për grantet e vogla për mbështetjen e shoqërisë civile në monitorimin e reformës së administratës publike, në nivelin lokal mund të gjeni në: http://epi.org.mk/post/15417?lang=sq
Për pyetje shtesë mund të të na kontaktoni në e-mail adresën [email protected] ose në numrin e telefonit 078 343 208.