Thirrje për grante për organizatat qytetare të interesuara në monitorimin e reformave në administratën publike

WeBER 2.0 – Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar shpall thirrjen për projekt-propozime për zbatimin e ndarjes së granteve të vogla për mbështetjen e monitorimit të shoqërisë civile të reformës së administratës publike në nivelin lokal. Thirrja për propozime ka shumën totale prej 225.000 EUR, të destinuara për të mbështetur deri në 30 grante, secila me vlerë deri në 8000 EUR (7500 EUR mesatarisht), nga të cilat 6 në Serbi, 6 në Bosnje dhe Hercegovinë, 5 në Shqipëri, 5 në Maqedoninë e Veriut, 4 në Kosovë dhe 4 në Mal të Zi. Kohëzgjatja e granteve është mes 6 dhe 12 muaj. Projekti WeBER 2.0 financohet nga Bashkimi Evropian (BE). Thirrja e plotë për Propozime dhe të gjitha dokumentet përkatëse janë në dispozicion për shkarkim më poshtë:

Për më shumë informata rreth projektit lexoni këtu

Comments are closed.