WeBER2.0 (Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar)
Në dhjetor të vitit 2019, BE-ja mbështeti vazhdimësinë e projektit WeBER – Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar, projekt tre vjeçar që u implementua nga viti 2015 deri në vitin 2018, i finansuar nga Bashkimi Evropian dhe kofinansuar nga Mbretëria e Holandës. Projekti i parë WeBER solli një qasje të re hulumtimi për monitorimin e progresit të qeverive të rajonit në reformën në administratë bazuar në gjetjet e organizatave të shoqërisë civile dhe të udhëhequr nga Parimet SIGMA dhe kriteret e anëtarësimit në BE. Gjithashtu, projekti i parë strukturoi kërkesat për reformë nga poshtë-lart duke krijuar një platformë rajonale “WeBER for PAR Dialogue” dhe duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile përmes ngritjes së kapaciteteve dhe takimeve konsultative. Këto aktivitete kanë hedhur themelet për përfshirjen e vazhdueshme të shoqërisë civile në diskutimet dhe monitorimin e reformës në administratë duke u mbështetur në një qasje rajonale nëpërmjet rezultateve të krahasueshme rajonalisht të monitorimit të projektit WeBER.
Nën emrin e tij të ri, Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar, modeli i WeBER 2.0 mbështetet në rezultatet e projektit të parë WeBER, më konkretisht në raportet e monitorimit të PAR Monitor, platformës rajonale konsultative WeBER dhe Grantit të vogël për mbështetje për monitorim të reformave të administratës publike në nivel lokal nga organizatat e shoqërisë civile. WeBER2.0 do të zgjasë deri më dhjetor të vitit 2022.
Si në projektin e kaluar, WeBER2.0 do të implementohet nga gjashtë organizata nga Ballkani Perëndimor, anëtare të Rrjetit Think for Europe – TEN (European Policy Center – CEP Belgrade, Institute for Democracy and Mediation – IDM Tirana, Institute Alternative – IA Podgorica, Foreign Policy Initiative – FPI Sarajevo, Group for Legal and Political Studies – GLPS Pristina, European Policy Institute – EPI Skopje) dhe do të koordinohet nga European Policy Center – CEP. Për më tepër, European Policy Centre – EPC nga Brukseli është gjithashtu partner në këtë projekt.
WeBER 2.0 synon të ndihmojë në fuqizimin e shoqërisë civile duke e pajisur me njohuri, aftësi dhe mjete për të monitoruar reformën në administratë dhe për t’i kërkuar llogari qeverive të tyre për cilësinë e politikave që ata zhvillojnë, shërbimet që ofrojnë dhe për qeverisjen e tyre në nivel kombëtar dhe lokal.