Analizë e lëmive të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore në Republikën e Maqedonisë”
Ky publikim është ndihmë në realizimin e rolit të sektorit civil si vlerësues vigjilent dhe korrigjues i politikave të Qeverisë në fushat e mbuluara me Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Ky është një perceptim i organizatave qytetare për realizimin e standardeve demokratike evropiane në Republikën e Maqedonisë, i mbështetur në monitorimin e strukturuar dhe evalvimin e politikave. Njëkohësisht, kjo analizë është fillimi i “raportit në hije” për Kapitullin 23 i cili do të botohet çdo vit. Shpresojmë që konkluzionet dhe rekomandimet do të ndihmojnë në gjetjen e rrugës drejt ruajtjes së zhvillimit të vlerave demokratike, ashtu siç janë garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.