Përfitimet dhe efektet shumëdimenzionale nga aderimi në NATO (hulumtim)

Jan 08, 2019

epiadmin

Lajme

0

Qëllimi kryesor i hulumtimit “Përfitimet dhe sfidat shumëdimenzionale nga aderimi në NATO”, punuar nga m-r. Timurlenk Çekoviq, është vërtetimi i përfitimeve politike dhe të sigurisë nga aderimi në NATO. Për atë qëllim, mes efekteve tjera, janë analizuar edhe përfitimet nga aderimi në aleancë ushtarake, marrëdhëniet e aleancës me Rusinë, si dhe analizohet edhe ndikimi i anëtarësimit në NATO mbi përmirësimin e indeksit global të paqes – IGP të shteteve anëtare. Në hulumtim analizohen edhe rreziqet e sigurisë për Republikën e Maqedonisë, nga aspekti i pyetjes së sigurisë Kosovare dhe krizës së migrantëve.

Hulumtuesi vie në përfundim se, mbrojtja e sigurisë dhe paqes janë ndër arsyet kryesore për të cilat Maqedonia duhet të hyjë në aleancë me shtete të tjera më të fuqishme dhe t’i merr përfitimet ekonomike dhe të sigurisë, sidomos duke marrë parasysh rreziqet e mos aderimit. Kundrejt treguesëve të tjerë, IGP si mjet i dobishëm dhe metodologjikisht i shëndoshë për llogaritjen e rrezikut të sigurisë, qartë tregon se 15 shtetet – anëtare të NATO janë të ranguara ndër 30 vendet më të mira në botë në bazë të IGP.

Hulumtimin e tërësishëm mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

Ky hulumtim publikohet në kuadër të projektit Debata qytetare për NATO, që e implementon Instituti për politikë evropiane – Shkup, finasuar nga Ministria e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë. Qëndrimet e shprehura në këtë hulumtim janë qëndrime të autorit dhe nuk i përfaqësojnë qëndrimet e Institutit për politikë evropiane – Shkup dhe të Ministrisë së mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë.

Повеќедимензионалните придобивки и ефекти од пристапувањето кон НАТО [Граѓанска дебата за НАТО] [.pdf 2408KB]

Post by epiadmin

Comments are closed.