„Anëtarësimi në UE: cili është roli I organizatave joqeveritare? “

Jan 11, 2013

epiadmin

Ngjarje

0

Qëllimi I kësaj punëtorie është të mundësohet diskusion I frytshëm  për kycje më të madhe të shoqërisë civile ne anëtarësimin në UE, duke përfshirë edhe përmirësimin e kapaciteteve të OJQve për shfrytëzimin e fondeve të UEs. Punëtoria do të mmundësojë debatë me  folës ndërkombëtarë, me theks të posacëm në mënyrat për të siguruar aksione të përbashkëta dhe veprime të OJQve dhe subjektëve tjerë relevant të rajonit në procesin e negociatave dhe shfrytëzimit të fundeve strukturore dhe të kohezionit të UEsë.

Punëtoria  është e ndarë në tre panele. Në panelin e parë do të diskutohet rreth pervojave të  inkuadrimit aktiv të OJQve në negociatat për anëtarësim në EU  në vendet e rajonit. Në dritë të përvojave rajonale  në panelin e dytë do të flitët për mundësitë konkrëtë për përfshirjen e organizatave në dialogun anëtarësues në nivel të lartë  dhe negociatat e ardhëshme të Maqedonise.Paneli I tretë ka rol informative dhe ka të bëjë me ndarjen e informative dhe pervojat se si OJQ mund ti shfrytëzojnë fondet evropiane. Në atë kahje do të flitet  për përvojat e deritanishme dhe sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat civile ne procesin e aplikimit dhe punës me fondet e UEsë, si dhe realizimin e ndikimit të tyre mbi programimin dhe monitorimin e realizimit të fondeve.

Në eveniment do të marin pjesë përfaqesues të orgnizatave joqeveritare nga Maqedonia dhe rejani, përfaqësues qeveritarë si dhe veprimatri tjera shoqërore të kycur në procesin e anëtarësimit në UE.

Link: https://www.facebook.com/events/146528452167081/

Post by epiadmin

Comments are closed.