Në 11 mars 2016 (e premte) u mbajt ngjatja përfundimtare e projektit “(Pa)barazia në mbrojtjen sociale: Pabarazi intersekciale në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë”. Projekti është i përkrahur nga Programi regjional për përkrahje të hulumtimit në Ballkanin Perëndimor dhe e shqyrtuam në bashkëpunim me organizatën partnere Analitika – Qendra për hulumtime shoqërore nga Bosnja dhe Hercegovina.
Qëllimi i ngjarjes ishte prezantimi i gjetjeve nga hulumtimet për pabarazinë intersekcionale në mbrojtjen sociale në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Folëset ishin hulumtuese nga sektori qytetar të cilat kanë punuar në hulumtime për gjenerim të njohurive për aspekte të ndryshme të pabarazive në Maqedoni dhe më gjërë – në Europën Juglindore, të cilat kanë qenë të përkrahura nga Programi regjional për promovim të hulumtimeve (Regional Research Promotion Programme – RRPP), si dhe hulumtueset të organizatave-implementuese të projektit “(Pa)barazia në mbrojtjen sociale: Pabarazi intersekciale në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë” – EPI dhe Analitika.
- Arti i mbijetesës – Pabarazitë intersekcionale në mbështetjen sociale në Maqedoni [.pdf 1913KB]
- Udhëzim mbi politikat “Çka Qëndron në udhëkrzq(et)? Pabarayitë në ndërlidhjet e mbrojtjes sociale në Maqedoni”[.pdf 3045KB]
- Gjetje nga hulumtimet e shqyrtuara në Maqedoni – Infografik: Si është në mbrojtjen sociale? [.pdf 2223KB]
- Gjetje nga hulumtimet e shqyrtuara në Maqedoni – Infografik: Çfarë duhet të jetë sistemi i mbrojtjes sociale? [.pdf 2223KB]
- Gjetje nga hulumtimet e shqyrtuara në Maqedoni – Infografik: Nevojat themelore në mbrojtjen sociale të personave të cilat janë ose duhet të jenë shfrytëzues(e) të sistemit të mbrojtjes sociale [.pdf 2242KB]
- Gjetje nga hulumtimet e shqyrtuara në Maqedoni – Infografik: Strategji përballuese të personave të cilat janë ose duhet të jenë shfrytëzues(e) të sistemit të mbrojtjes sociale [.pdf 2240KB]