Seminar “Kapitulli 23- Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”

Sep 22, 2016

epiadmin

Ngjarje

0

Në periudhën 31 gusht- 2 shtator 2016, u organizua një seminar dedikuar të drejtave dhe lirive themelore te njeriut, bazuar në strukturën e kapitullit 23(согласно структурата на Поглавјето 23). Ky seminar tuboi në një vend, anëtarë të organizatave të shoqërisë civile që janë pjesë e “rrjetit 23“ apo janë shfrytezues te granteve te ndryshme ne kuadër të “Rjetit 23+”. Organizatat e rrjetit janë të lidhura direkt me monitorimin dhe vlerësimin e politikave publike bazuar në Kapitullin 23, nëpërmjet realizimit të projekteve të tyre që janë pjesë e skemës së granteve, por edhe aktivitetet e tyre aktuale. Përveç kësaj, në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit, perfaqsues nga drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe përfaqsues të Komisionit për Çështje Evropiane, në Parlamentin e RM.

Qëllimet e këtij seminari janë:

  1. Njoftim me strukturën për krijimin e informacionit, monitorimin dhe vlerësimin i implementimit të politikave nga Kapitullit 23.
  2. Të drejtat dhe liritë themelore të përfshira në Kapitullin 23
  3. Vërejtje sa i perket respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe mbrojtja e tyre.

Pjesëmarrësit u njoftuan në lidhje me strukturën e Kapitullit 23, mekanizmat për mbrojtjen që parashihen në Kapitullit 23, metodologjia për krijimin e bazave të të dhënave informative dhe të vlerësimit për të monitoruar negociatat për anëtarësim. Gjithashtu, ata diskutuan përvojat, sfidat dhe rreziqet potenciale në implementimin e projekteve. Gjithashtu në formë të detajuar u prezantua platforma MERC.

Foto galeria.

Projekti “Rrjeti 23+“ financohet nga Bashkimi Evropian

Post by epiadmin

Comments are closed.