Rrjeti 23 +
Demokracia dhe Sundimi i Ligjit: Rrjeti 23 +
Rrjeti 23 +
Instituti për politikë europiane (EPI) – Shkup, në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM, në 1 janar 2016 filloi me shqyrtim të projektit “Rrjeti 23 +”. Bashkëpunëtor të projektit janë: Fondacioni Qendra për modernizim të politikave – Sofje, GONG – Kroaci, Qendra për politika europiane – Beograd dhe Instituti Alternariva – Podgoricë. Projekti do të zgjasë 2 vjet (me përfundim në 31 dhjetor 2017) dhe është i finansuar nga Bashkimi Europian, përmes IPA instrumentit për përkrahje të shoqërisë civile dhe mediave – Programi për vitin 2014.
Projekti ka për qëllim: përparimin e kapaciteteve të shoqatave qytetare për hulumtim dhe përfaqësim të bazuara në dëshmi dhe argumente në lëmitë të përfshira me Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore; rrjetizimi në nivel nacional dhe lokal; ndikimi mbi proqesin e sjelljes të vendimeve në lëmitë të përfshira me Kapitullin 23 dhe kyçja e qytetarëve në proqeset reformike në Kapitullin 23. Më tepër, qëllimi kryesor i projektit është kontribut i strukturuar për instalimin e principit të qeverisjes i së drejtës në Republikën e Maqedonisë i përmbajtur në Kapitullin 23.
Aktvitetet janë të ndara në tre grupe: Kyçje, Gjetje dhe Ndikim. Për përhapje të rrjetit në drejtim të ndikimit të zmadhuar mbi proqesit të sjelljes të vendimeve, projekti parashikon shemë grantore për shoqatat qytetare aktive në lëminë. Në suaza të projektit, do të jenë të përgaditura dy raporte nën hije për Kapitullin 23, dy dokumente për politikë publike dhe raporte monitoruese mujore. Aktivitetet për përfaqësim kyçin bashkëpunim me institucionet nacionale dhe mbajtje të forumeve për diskutim të politikave publike dhe konferencave që pritet të ketë ndikim më të gjërë mbi pjesëmarësve të selektuar. Përveç kësaj, është parashikuar prezantim i gjetjeve kryesore nga raportet nën hije në Bruksel dhe konsultime me Delegacionin e BE dhe nga Drejtoria për marrëdhënie të mira ndërfqinjore dhe negociata për zgjerim. Akcent i veçantë do të vendoset në aktivitetet kominikative me mediat, duke i kyçur dhe mediat sociale si dhe angazhimin qytetarëve në proqeset e reformave.