IPADATA
IPA monitorim: IPADATA
Pjesë e këtij projekti ishte krijimi i një mjeti të internetit për të monitoruar përdorimin e fondeve të IPA-së në vend, duke perfshire edhe mekanizma për vizuelizimin e të dhënave. Projekti arriti të rrisë interesin e publikut dhe aktorëve të tjerë te interesuar për përdorimin e IPA-s. Baza e të dhënave ofron një mekanizëm për përfshirjen e palëve të interesuara në monitorimin e shfrytëzimit të IPA-s në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe analiza të pavarura dhe kërkime mbi IPA.
IPADATA lejon shkarkim të të gjitha të dhënave në një format të hapur, duke hapur informacionin e marrë për publikun.Paraqet një platformë inovative për analizën e pavarur të fondeve të UE, duke përfshirë edhe disa nivele të parametrave që mund të përdoren në hulumtime. Baza përfshin kontributet kombëtare (nga buxheti i shtetit dhe fondet e veta) për të marrë një pamje më të qartë të strukturës financiare të projektit. Projektet janë të cekura ne menyre te sistemuar dhe te lidhura me akset përkatëse prioritare dhe dispozitat përkatëse siç përcaktohet në Programet Operative për të gjitha pesë komponentët e IPA.
Deri tani analiza e fondeve të UE-së u fokusua më së shumti ne nivelin e shfrytëzimit (absorbimit). IPADATA ofron një platformë për analizë më të thellë të përmbajtjes së projekteve, sipas reformave kombëtare dhe të UE-së, analize cilësore dhe sasiore horizontal per përdorimin e fondeve.
Analiza e shfrytëzimit të fondeve të UE (sipas të dhënave të marra nga IPADATA): http://epi.org.mk/docs/analiza_za_iskoristuvanjeto_na_sredstvata_od_ipa.pdf