Prezentimi i hulumtimit për ndikimin e MSA-së dhe CEFTA2006

Oct 24, 2018

epiadmin

Lajme

0

Instituti për politikë evropiane (EPI) ju fton në prezentimin e hulumtimit Efektet e procesit të stabilizimit dhe asociimit mbi integrimet evropiane dhe bashkëpunimi rajonal i BP6: Arritje dhe udhërrëfyes për të ardhmen, që do të mbahet më 25 korrik 2018 (e mërkurë), në Public Room me fillim në ora 09:30. Hulumtimi që do të prezentohet, me fokus tek Maqedonia, është pjesë e nji hulumtimi  më të gjerë për efektin e CEFTA2006/MSA në Ballkanin Perëndimor.

Në event do të dejtohen autorët e hulumtimit, D-r. Malinka Ristevska-Jordanova, eksperte për integrime evropiane dhe D-r. Silvana Mojsovska, prof. dr. në Institutin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, kurse në diskutim do të bashkangjiten dhe M-r. Dragan Tilev, këshilltar shtetëror për politika evropiane dhe koordinim, Sekretarijati për çështje evropiane dhe prof. D-r. Fatmir Besimi, profesor në UEJL.

Diskutimi do të pasojë pas prezentimit të gjetjeve të hulumtimit. Më poshtë mund të gjeni rendin e ditës për eventin. Eventi do të mbahet në gjuhën maqedone.

Ju lutemi që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni deri të martën, 24 korrik, deri në ora 12:00 në linkun: https://goo.gl/forms/DOE3wIobUytRnUEB3 ose në numrin: +389 (0) 2 3280 110.

..

Ky event organizohet në kuadër të projektit “Efektet e procesit për stabilizim dhe asociim mbi integrimet evropiane dhe bashkëpunimi rajonal i BP6”, që finansohet nga Ministria për punë të jashtme e Gjermanisë dhe Fondacioni Shoqëri e hapur. Projektin e implementojnë Lëvizja evropiane në Sërbi, në bashkëpunim me Institutin shqiptar për studime ndërkombëtare, Institutin për politikë evropiane – Shkup, Instituti Riinvest nga Kosova dhe Lëvizja evropiane në Mal të Zi.

 

 

 

 

Post by epiadmin

Comments are closed.