Koment nga EPI për përfundimet e Këshillit të Evropës për Maqedoninë dhe Shqipërinë
Ardhja deri tek përfundimi për shtetet të cilat janë në proces të aderimit nuk ishte detyrë e lehtë për presidencën Bullgare, sidomos duke pasur parasysh që përfundimet për zgjerim nuk ishin të miratura nga ana e Këshillit në fund të vitit 2015. Diskutimi kyç u zhvillua rreth Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe statusit të tyre. Rezultati përfundimtar, siç është zakonisht rasti me vendimmarrjen në Këshillin e Evropës, është rezultat i “tregtisë” ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, me çka egziston bllok i qartë i ndarë mes përkrahësve në njërën anë, ku bënte pjesë Gjermania, dhe skeptikëve, Franca dhe Holanda, në anën tjetër. Pritshmëritë e shteteve kandidate janë zakonisht më të larta se ato që Këshilli Evropian mund t’i përcakton si pozicion të përbashkët, dhe tani ishte e qartë përshkak të instistimit të Francës që pjesë e këtyre pyetjeve të rëndësishme nuk mund të jenë lëndë e vendimit para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në vitin 2019.
Përfundimi len hapur derën e BE-së dhe jep mundësi për nisje të negociatave në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm për Maqedoninë dhe Shqipërinë, kushtimisht me avancimin e reformave, që paraqet vështirësi në rastin e Shqipërisë. Kushtet përbërëse në përfundimin nuk paraqesin risi e as befasi dhe kanë të bëjnë më sferat në të cilat duhet të punojnë të gjithë palët në shtet, por para se gjithash Qeveria. Deri në gjysmë të vitit të ardhshëm duhet të tregojmë përparim në implementimin e reformave në gjyqësor, shërbimet e sigurisë dhe administratën publike, si sfera në të cilat Qeveria i filloi reformat me Plain 3-6-9.
Megjthatë, që nga viti 2009, këto janë përfundimet e para në të cilat parashihet fillimi i negociatave në qershor të vitit 2019 me datë treguese dhe konferencë ndërqeveritare në fund të vitit 2019. Por nuk egziston dilema që ky përfundim nuk e vërteton në mënyrë adeuate hapin e ndërmarrë në zgjidhjen e mosmarëveshjes për emrin e cila pa dyshim u njoh nga Komisioni Evropian dhe nga disa shtete anëtare, si një kartë atu për Maqedoninë. Me kompromisin e rëndë për emrin dhe qasjen tërësisht të re për fqinjët, Republika e Maqedonisë për herë të parë shndërroi “armikun” në bashkëpunëtor para Bashkimit Evropian.
Vëmendja e dhënë nga publiku ynë por edhe nga ai evropian në këtë mbledhje të Këshillit ishte e jashtzakonshme. Nga aspekti i zgjerimit, Komisioni Evropian vërtetoi rolin e “motorit” zgjerues, por u theksua edhe hendeku në mes Komisionit dhe pjesë të shteteve anëtare lidhur me vlerësimet për gatishmërinë e kandidatëve dhe jo gatishmirënë e tyre për temën e zgjerimit, për shkak të vlerësimit që Bashkimi fillimisht duhet të ballafaqohet me pyetjet interne.
Nga kjo përvojë duhet të nxjerim disa mësime. E para, nevoja për punë të vazhdueshme me të gjitha shtetet e BE-së në këtë proces, me qëllim që ti ndihmojmë Komisionit, por edhe vetes tonë. Duhet të vazhdojmë të punojmë me fqinjët – shtetet anëtare të BE-së – në marrëshëniet reciproke dhe lobimin e përbashkët në BE – ata do të na duhen si aleat në afat të gjatë.
Duhet ti shfrytëzojmë 12 muajt e ardhshëm për ta kthyer kohën e humbur me të cilën do të fitonim pëparësi pas hapjes së negociatave. Raporti i prillit të viti 2019 do të jetë i fundit në këtë përbërje të Komisionit dhe do të jetë baza për vendimin e Këshillit në qershor të vitit 2019. Në të kemi shansa të tregojmë përparimin tonë në sferat e caktuara dhe të japim argument për fillimin e negociatave. Mobilizimi i administratës për këtë lloj hapi do të jetë sfiduese, por presim edhe nxitje nga Komisioni Evropian, që lajmëroi aktivitete përgatitore në kahje të fillimit të negociatave. Duhet ta përdorim eksperiencën e Sërbisë dhe Malit të Zi nga negociatat, që sot janë shumë të ndryshme. Njëkohësisht, kjo esperiencë shërben si paralajmërim që duhet realisht t’i vlerësojmë gjendjet në BE – të tashmet dhe të kaluarat. Kjo është vetëm lajmërim për fillimin e nji rrugëtimi të gjatë, që në masë të madhe duhet ta krijojmë edhe vetë ne. Padyshim që qeveria maqedonase tregoi guximshmëri dhe udhëheqje, por do të nevojitet edhe këmbëngulje, vizion dhe ndërtimi i një kapaciteti të vërtetë për procesin që vijon.