Rrjeti 23 është vlerësuar si shembull pozitiv nga Komisioni Evropian

Raporti i vlerësimit afatmesëm të programit për shoqërinë civile për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë të Komisionit Evropian thekson rrjetin joformal “Rrjeti 23” si shembull pozitiv në rolin e tij për forcimin e sundimit të së drejtës në Maqedoni. Në raportin nga vlerësimi potencohet se projektet “Rrjeti 23” dhe “Rrjeti 23+”, mbi të cilat është i themeluar Rrjeti 23, si rrjet joformal, kishin ndikim të veçantë në:

  • → sigurimin e mbështetjes relevante dhe efektive në forcimin e kapacitetit dhe rrjetësimit tematik në sferën e sundimit të së drejtës;
  • → shkëmbimin e diturive (tematike dhe metodologjike) nga organizatat më të zhvilluara civile tek organizatat më të vogla, që punojnë në sfida konkrete në sferën e sundimit të së drejtës, që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve;
  • → kombinimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm në mes organizatës hulumtuese (EPI, si think tank) dhe organizatës përfaqësuese (Komiteti Helsinkit), që plotësojnë njohuritë e ndërsjellta tematike dhe metodologjike;
  • → brendimin dhe komunikimin në tema komplekse përmes mjeteve të thjeshta të internetit (merc.org.mk) dhe vizualizimeve që mund të kuptohen nga qytetarët dhe mediumet;
  • → përfaqësimin dhe ndikimin e sukesshëm të rrjetit mbi institucionet nacionale (pas ndryshimit të qeverisë), mbi BE-në dhe mbi donatorët.

Projekti “Rrjeti 23” dhe projekti “Rrjeti 23+”, udhëhiqen nga Instituti për politikë evropiane (EPI) në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, si dhe Qendra për menaxhim me ndryshime (vetëm në projektin e parë).

The report also lists the project WEBER as an example of long-haul efforts to bring in structural changes in an institutional environment. This project is implemented by Think for Europe Network, to which EPI is a member.

Raportin e plotë mund ta gjeni në linkun.

Post by epiadmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *