Forum i think tank organizatave nga Polonia dhe Maqedonia
Sot u mbajt forum i think tank organizatave nga Maqedonia dhe Polonia, në kuadër të takimit punues në mes MPJ të Republikës së Maqedonisë dhe MPJ të Republikës së Polonisë. Eventin e hapën Ministri i punëve të jashtme të Republikës së Polonisë, Shkëlqesia e tij, Jaçek Caputovic.
Përfaqësuesit e think tank organizatave i u referuan përvojave të Republikës së Polonisë në pikpamje të organizatave euroatlantike, si dhe marrëdhënieve që Maqedonia dhe Polonia i kanë me Rusinë dhe Azinë. Përveç kësaj, studiuesit i u referuan edhe efekteve nga bashkëpunimi i qeverive lokale dhe bashkëpunimit ndërkufitar mes shteteve, si dhe përfitimet nga procesi i Berlinit.
Temat dhe pjesëmarrësit e forumit janë:
Siguria e Ballkanit dhe aspiratat euroatlantike të tija
- Tomasz ZORNACZUK, Shef i departamentit të programës për Evropën Qendrore, Intstituti Polak për Marrëdhënie Ndërkombëtare (PISM)
- Witold RODKIEWICZ, analist, Qendra për Studime Lindore (OSW)
- Marko TROSHANOVSKI, kryetar, Instituti për demokraci “Societas Civilis”
- Magdalena LEMBOVSKA, analiste, Analitika – laboratori mendimesh
Bashkëpunimi me qeveritë nacionale/lokale, duke përfshirë procesin e Berlinit
- Marta SZPALA, bashkëpunëtore e lartë, Qendra për Studime Lindore (OSW)
- Adriana SKORUPSKA, analiste, Intstituti Polak për Marrëdhënie Ndërkombëtare (PISM)
- Albert MUSLIU, drejtor ekzekutiv, Asociacioni për Iniciativa Demokratike
- Biljana SPASOVSKA, koordinatore për përfaqësim dhe politika të jashtme, Rrjeti Ballkanit për Zhvillim të Organizatave Qytetare
Moderator: Aleksandar Jovanoski, koordinatori programi në Institutin për Politikë Evropiane (EPI)
Forumi i think tank organizatave për herë të parë u mbajt si pjesë e Konferencës në Shkup, që është mekanizëm i bashkëpunimit në mes R. së Polonisë dhe R. së Maqedonisë, e themeluar në vitin 2010. Më shumë informata mund të gjeni në dokumentin a ataçuar.