Me Kapitullin 23 u hap Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian
Sot u mbajt takimi i parë i grupës punuese për Kapitullin 23, në suaza të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian. Eventin e hapën Znj. Mileva Gjurovska, presidente e Lëvizjes evropiane në Republikën e Maqedonisë dhe mbajtëse e projektit, Z. Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, si dhe Aleksandar Duleba, drejtor i Lëvizjes sllovake për politika të jashtme (SFPA).
Aleksandar Jovanovski nga EPI u drejtua si ekspert në Kapitullin 23: gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore. Në fjalimin e tij u prezentuan hulumtimet dhe monitorimi i EPI dhe Rrjetit 23.
Ndjekja e reformave tregon përparim në zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare.
Për eventin
Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian u zhvillua dhe u implementua me sukses në Republikën Sllovake si model për motivimin e akterëve shoqëror të marrin pjesë në procesin e negociatave me BE-në. Përmes projektit, ekspertët sllovak do t’i kalojnë ekperiencat e veta tek partnerët maqedonas. Konventa në Maqedoni do të organizohet si forum për hapjen e dialogjeve mes përfaqësuesëve të Qeverisë, Parlamentit, institucioneve shtetërore relevante, partive politike si dhe përfaqësuesëve të universiteteve, sindikatave, organizatave qytetare dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE.
Instituti për Politikë Evropiane është emëruar si anëtar i përhershëm në Grupën punuese 3 nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian, që i referohet Kapitullit 23.