Qytetarët mendojnë se anëtarësimi në BE do ta përmirësojë demokracinë dhe ekonominë në Maqedoni

Oct 24, 2018

epiadmin

Lajme

0

Instituti për Politikë Evropiane – Shkup sot në konferencë për shtyp prezentoi të dhënat e pikëpamjeve të qytetarëvenga anketa debative “Qytetarët pyesin: si dhe pse në BE”, e cila fokusohej në sfidat dhe përfitimet e aderimit të Maqedonisë në BE.

Pjesë e temave përfshijnë pikëpamjet gjenerale për BE-në, sfidat dhe përfitimet ekonomike dhe demokratike, si dhe pikëpamjet e qytetarëve lidhur me çështjen e emrit.

Në vazhdim gjinden pyetjet bazike lidhur me perceptimet për Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme. Të dhënat mund t’i gjeni në raportin e shkurtër.

Përfundime:

Ndryshimi i perceptimeve të qytetarëve pas debatit kombëtar mbi BE-në është i dukshëm. Numër i madh i qytetarëve konsiderojnë se anëtarësimi i shtetit në BE është shumë i rëndësishëm, sidomos në pjesën e reformave demokratike dhe ekonomike. Nga ana tjetër, numër i vogël i qytetarëve konsiderojnë se Maqedonia i plotëson kriteret demokratike për anëtarësim në BE. Numër i madh i tyre janë për reforma urgjente në pjesën e sundimit të së drejtës, gjyqësorit, administratës dhe mediumeve.

Emri paraqet pyetje mjaft të “nxehtë” e cila ndikon shumë në perceptimet për BE-në. Sidoqoftë, numër i konsiderushëm i qytetarëve do të pranojnë ndryshim të emrit kushtetues të shtetit përderisa garantohen identiteti dhe gjuha maqedonase.

Për metodën:

Anketa Debative (Deliberative Polling) është formë unikate e konsultimeve politike e cila i kombinon teknikat e shqyrtimit të mendimit publik dhe debatit publik. Qëllimi i saj është të paraqet se si do të dukej mendimi publik për një temë të caktuar, nëse qytetarët kishin pasur mundësinë që më shumë të njohtohen me atë temë. Anketa debative i tregon preferencat dhe mendimet e qytetarëve para dhe pas njohtimit të detajuar me temën.

Instituti për Plotikë Evropiane e implementoi këtë metodologji, në bashkëpunim me Universitetin e Stenfordit, SHBA, në suaza të projektit “Debata kombëtare për BE-në”. Proekti është i finansuar nga Civica Mobilitas.

 

 

Raport i shkurtër nga anketa debative (4 faqe)
МК: http://epi.org.mk/docs/Rezime_debatna%20anketa_MK.pdf
AL: http://epi.org.mk/docs/Rezime_debatna%20anketa_AL.pdf
EN: http://epi.org.mk/docs/Rezime_debatna%20anketa_EN.pdf

Të dhëna të kompletuara nga anketa debative
МК: http://epi.org.mk/docs/Celosni%20rezultati_debatna%20anketa.pdf

Infograf
МК: http://epi.org.mk/docs/Infografik_debatna%20anketa.pdf

Post by epiadmin

Comments are closed.