EPI e implementoi me sukses debatën e katërt nacionale anketuese
Më 6 dhe 7 korrik, rreth 150 qytetarë diskutuan dhe bënë pyetje lidhur me politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, përputhshmërinë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si dhe për marrëdhëniet e vendit me NATO-n në kuadër të Anketës së katërt kombëtare debatuese, e organizuar nga EPI në bashkëpunim me Deliberative Democracy Lab nga Universiteti Stanford, ShBA.
Pas diskutimeve të qytetarëve në 11 fokuse grupe, qytetarët parashtruan pyetje në panelet e përbërë nga politikanë dhe ekspertë. Në ditën e parë me temë politika e jashtme dhe pajtueshmëria me PPJS , pyetjeve të qytetarëve iu përgjigjën Drita Abdiu Halili, Malinka Ristevska Jordanova, Marko Troshanovski dhe Ivica Bocevski. Në ditën e dytë, pyetjeve për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me NATO-n iu përgjigjën Ilina Mangova, Metodi Haxhi Janev, Pavle Arsoski, Nenad Markoviq dhe Albert Musliu.
Anketa debatuese është një formë unike e konsultimit politik që kombinon teknikat e anketimit të mendimit publik dhe debatit publik. Ai synon të paraqesë se si do të dukej mendimi publik në një temë të caktuar nëse qytetarët do të kishin mundësi të njiheshin më shumë me temën. Anketa debatuese tregon preferencat dhe mendimet e qytetarëve para dhe pas njohjes së detajuar me temën.
Anketa debatuese mat rezultatet, por edhe ndryshimet në qëndrimet e qytetarëve para dhe pas ngjarjes.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Inkurajimi i analizës së politikave dhe debatit publik 3.0” i financuar nga National Endowment for Democracy dhe në bashkëpunim me Universitetin Stanford nga ShBA.