Në periudhën nga shkurti deri në tetor të vitit 2023, EPI organizoi tre debate lokale me 82 qytetarë nga rajoni i Pollogut, Pellagonisë dhe rajoni i Shkupit. Në debatet lokale pjesëmarrësit diskutuan për situatën e re gjeopolitike dhe pozitën e Maqedonisë së veriut, ndërsa pastaj parashtruan pyetje ekspertëve në panel.
Këto diskutime dhe pyetje do të jenë bazë për Debatin a katërt nacional që EPI e organizon në bashkëpunim me Deliberative Democracy Hub pranë Universitetit Stanford në ShBA me mbështetje nga National Endowment for Democracy.