Thirrje për pjesëmarrje në ngjarje debatuese në Shkup
Ngjarja është ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë do të fokusohet në diskutimin e pjesëmarrësve me njëri-tjetrin në temat e percaktuara sipas pyetjeve të përgatitura nga moderatori, ndërsa pjesa e dytë i referohet seancës pyetje dhe përgjigje me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Kryetarin e OSBE-së Bujar Osmani, profesorin Nenad Markoviq nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” dhe Vesna Poposka, dekane e Fakultetit Juridik në Universitetin Ndërkombëtar “Vision”.
Kjo është ngjarja e tretë, pas dy ngjarjeve të para në Tetovë dhe Manastir, ku pjesëmarrësit do të diskutojnë për ngjarjet e reja gjeopolitike, vendin e Maqedonisë së Veriut në Evropë dhe botë, si dhe ndikimin e krizave mbi pozitat e shtetit. Ky debat, së bashku me ngjarjet e tjera debatuese, do të jetë bazë për organizimin e Anketës Nacionale Debatuese në vitin 2024.
Ngjarja do të mbahet më 30 tetor në ora 11:30 në Shkup dhe është paraparë të zgjasë 3 orë.
Për pjesëmarrjen në ngjarje është paraparë kompensim monetar prej 933 denarë (bruto).
Regjistrohuni për pjesëmarrje në ngjarjen debatuese locale në Shkup duke plotësuar pyetësorin. Ngjarja është e synuar për banorët e rajonit të Shkupit.
Regjistrimi është i hapur deri më 27 tetor dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më 28 tetor.