Rritja e standardeve minimale të punës në Bashkimin Evropian
Ky dokument i shkurtër ofron një përmbledhje të instrumenteve ligjore të BE-së mbi kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës dhe balancën punë-jetë për të cilat afati i transpozimit skadoi në gusht 2022.
Më 20 qershor 2019, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan dy direktiva të rëndësishme për të rritur standardet minimale të punës në Bashkimin Evropian – Direktiva 2019/1152 për kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës në Bashkimin Evropian[1] (Direktiva e BE-së 2019/1152) dhe Direktiva 2019/1158 për balancin ndërmjet jetës private dhe asaj të punës për prindërit dhe kujdestarët[2] (Direktiva e BE-së 2019/1158). Afati për transpozimin e Direktivës së BE-së 2019/1152 ka skaduar më 1 gusht 2022 dhe afati i fundit për transpozimin e Direktivës së BE-së 2019/1152 më 2 gusht 2022. Në këtë dokument të shkurtër trajtojmë risitë kryesore dhe rëndësinë e këtyre dy direktivave, si dhe atë që është e rëndësishme për vendin tonë në harmonizimin e tyre.
[1]Direktiva e BE-së 2019/1152 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 20 qershor 2019 mbi kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës në Bashkimin Evropian [Directive (EU) 2019/1152 of the European Parliament and of the Council of 20 June 2019 on transparent and predictable working conditions in the European Union], https://eur-lex.europa.eu/legal-content/en/TXT/?uri=CELEX:32019L1152.
[2] Direktiva e BE-së 2019/1158 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 20 qershor 2019 për balancën punë-jetë për prindërit dhe kujdestarët dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit 2010/18/BE [Directive (EU) 2019/1158 of the European Parliament and of the Council of 20 June 2019 on work-life balance for parents and carers and repealing Council Directive 2010/18/EU], https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/NIM/?uri=celex:32019L1158.