“Urimi” zgjedhor për Orbanin
Shkas: Paralajmërimi i Komisionit Evropian për nisjen e mekanizmit të kushtëzimit për Hungarinë –
Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, me një Rregullore të veçantë, e futi në përdorim mekanizmin e kushtëzimit. Ndonëse ishte pjesë e paketës “Gjenerata e re BE” për riparimin e pasojave nga Kovid-19, ai ka të bëjë me të gjitha fondet në buxhetin e BE-së. Ishte subjekt i një kompromisi të vështirë midis shteteve anëtare, veçanërisht duke pasur parasysh kundërshtimin e Hungarisë dhe Polonisë, duke qenë se qeveritë e tyre e kishin të qartë se ishin objektivat e parë të mundshëm të këtij mekanizmi. Një pjesë e kompromisit ishte që aplikimi i i mekanizmit të pret deri në vendimin e Gjykatës për ligjshmërinë e Rregullores, si dhe Komisioni të publikojë një dokument – udhëzime për zbatimin e Rregullores.
Më në fund, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Drejtësisë së BE-së, duke e konfirmuar ligjshmërinë e tij, i hodhi poshtë parashtresat e Hungarisë dhe Polonisë, të cilat pretendonin se Bashkimi Evropian nuk kishte juridiksion mbi një mekanizëm të tillë. Komisioni, nga ana tjetër, në fillim të marsit i miratoi Udhëzimet për zbatimin e Rregullores, duke e hapur rrugën për zbatimin e mekanizmit.
Çfarë është vendimtare në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së? Së pari, mekanizmi i kushtëzimit mund të ngritët “vetëm kur ka baza të arsyeshme për të shqyrtuar jo vetëm nëse ka pasur shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës në ndonjë shtet anëtar, por nëse këto shkelje e prekin ose e rrezikojnë seriozisht menaxhimin financiar të buxhetit të Bashkimit” ose mbrojtje të interesave financiare të Bashkimit në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë”. Kjo do të thotë se Komisioni do të duhet të dëshmojë se ekziston lidhje e qartë mes shkeljeve të sundimit të shtetit ligjor dhe buxhetit, përkatësisht interesave financiare të Unionit. Së dyti, Gjykata thotë se respektimi i vlerave të Bashkimit, duke përfshirë edhe sundimin e ligjit (neni i mirënjohur 2 i Marrëveshjes për Bashkimin Evropian) “është kusht për gëzimin e të gjitha të drejtave që burojnë nga zbatimi i Marrëveshjeve nga shtetet anëtare për të qenë në gjendje t’i mbrojë ato vlera, në kuadër të kompetencave të tij”. Dhe akoma më interesante për ne – Gjykata thotë se “harmonizimi me ato vlera nuk mund të reduktohen në një detyrim që shteti kandidat vendi duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE dhe të cilat ai mund të injorojë pas anëtarësimit të saj.”
Komisioni, dhe në veçanti kryetarja e tij Von Der Layen, shpesh është kritikuar nga Parlamenti Evropian, si dhe nga shoqëria civile, për dështimin për të zbatuar mekanizmin e ri të kushtëzimit. Ajo ka pritur përfundimin e zgjedhjeve në Hungari që menjëherë pas shpalljes së rezultateve ta dërgojë “urimin”, në formë njoftimi për ngritjen e mekanizmit. Megjithatë, nuk është se Komisioni ka qëndruar “këmbëkryq”. Qysh në nëntorin e kaluar, KE u dërgoi letra Hungarisë dhe Polonisë, në të cilat, sipas portalit “Politico”, kishte shprehur shqetësimin mbi të gjitha për konfliktet e interesit, prokurimet publike dhe mbrojtjen gjyqësore, për të cilat Hungarisë ia ka drejtonte 16 pyetje specifike. Komisioni përdori, ndër të tjera, argumentet e mëposhtme: se Gjykata e Auditorëve të Bashkimit Evropian (OLAF) i dha Hungarisë pothuajse tetë herë më shumë rekomandime në fushat e zhvillimit rajonal dhe bujqësisë sesa mesatarja e BE-së, dhe se Hungaria edhe pas tërheqjes së projekteve të BE-së, për shkak të parregullsive, ka vazhduar të zbatojë projekte me fonde kombëtare. Projekte të tilla ka zbatuar, për shembull, firma e dhëndrit të Orbanit. Komisioni ka kërkuar informacione edhe për projekte të tjera specifike, si dhe atë se cilët janë përfituesit e shumicës së pagesave të Politikës së Përbashkët Bujqësore. Krahas kësaj, nën vëzhgim është edhe anëtarësimi i anëtarëve të Qeverisë në bordet e “trusteve” që krijohen si organe drejtuese të universiteteve pas shndërrimit të tyre nga subjekte publike në private, e që sigurisht kanë mund të jenë përfitues të fondeve të BE-së. Duket qartë se i pakënaqur me përgjigjet, Komisioni vendosi të ngritë mekanizmin.
Lëmshi posa ka filluar të zgjidhet. Shtrohet pyetja për shumën e fondeve apo programeve që mund të pezullohen, kohëzgjatjen e procedurës, si dhe reagimet e mundshme nga Hungaria. Shtrohet edhe pyetja – pse ende nuk ka komente apo njoftime për një rast të ngjashëm me Poloninë. Kjo lë hapësirë për spekulime politike, veçanërisht pas krizës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe qëndrimeve të ndryshme, ndaj saj, të njerëzve që mendojnë deri atëherë kanë qenë të një mendimi.