Pa etiketime, me argumente!
Pa etiketime, me argumente!
Këto ditë jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj organizatave të shoqërisë civile për shkak të qëndrimeve që ato ndajnë publikisht dhe në mënyrë të argumentuar me publikun në lidhje me propozimin francez për hapjen e negociatave me BE-në.
Dëshirojmë të theksojmë se, përkundër të gjithë zhvillimeve, Instituti për Politikavë Evropiane (EPI) do t’i qëndrojë besnik qëllimeve, misionit dhe parimeve të tij.
- Ne vazhdojmë të mbështesim vlerat e BE-së të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit të BE-së: “respektimi i dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e personave që i përkasin pakicave”.
- Ne mbetemi besnikë sa i përket parimeve tona të ekspertizës, integritetit dhe pavarësisë.
- Mbështesim debatin e argumentuar, siç i mungon opinionit të gjerë, pa e shndërruar këtë debat në “tradhtarë” dhe “patriotë”.
- Debatin për zgjerimin e pasurojmë me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve relevante, përfshirë përfaqësuesit zyrtarë, ekspertët e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile, qofshin të huaja apo vendase.
- Ne do të vazhdojmë të jemi të hapur ndaj mediave, duke respektuar pavarësinë e tyre dhe lirinë e shprehjes, si një ndër vlerat themelore demokratike.
- Ne presim raportim objektiv dhe të paanshëm, pa shtrembërime dhe përmbajtje në kornizë.
- EPI do të mbetet një organizatë jopartiake, e cila do të bashkëpunojë me të gjitha subjektet përkatëse, por edhe do të analizojë, kritikojë dhe propozojë, bazuar në hulumtime dhe prova.