Debata nacionale për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut [materijale informuese]
Është e rëndësishme të theksohet se në këto materiale dhe për qëllimin e këtij Sondazhi Deliberativ, fokusi është vetëm në zgjedhjet parlamentare. Ky dokument është një përmbledhje e katër temave të diskutimit të sondazhit deliberativ. Dokumenti ofron:
- Informacion teorik dhe të përgjithshëm rreth zgjedhjeve dhe sistemeve zgjedhore, duke përfshirë llojet dhe modelet e ndryshme;
- Prapavijën e sistemit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut me fokus të veçantë në katër pikat e diskutimit: numri i njësive zgjedhore, lloji i listave, votimi jashtë vendit dhe regjistrimi i votuesve;
- Informacion në lidhje me modelet dhe opsionet e ndryshme (pra reformat e mundshme) në lidhje me katër temat, duke paraqitur argumentet për dhe kundër secilit opsion/reformë.
Ndërsa ka shumë aspekte të sistemeve zgjedhore dhe modeleve të ndryshme zgjedhore në të gjithë botën, për shkak të kufizimeve kohore, fokusi i debatit – pra edhe i këtij dokumenti – është mbi numrin e njësive zgjedhore, llojet e listave, votimi jashtë vendit dhe regjistrimi i votuesve, si katër tema të mëdha lidhur me reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit. Ndërsa dokumenti nuk paraqet të gjitha qasjet e mundshme të politikës dhe argumentet në favor dhe kundër opsioneve të ofruara për secilën nga temat, ai shërben si një bazë për stimulimin e këtyre diskutimeve. Jeni të mirëpritur të diskutoni argumentet për dhe kundër që janë të pranishme në këtë dokument, dhe gjithashtu të sillni argumentet tuaja për të çuar më tej diskutimet. Argumentet lidhur me rrugët alternative janë më se të mirëpritura.