Qytetarët diskutojnë dhe pyesin: Sistemi zgjedhor dhe reformat në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Cili duhet të jetë sistemi zgjedhor në vend dhe çfarë reformash nevojiten në procesin zgjedhor? Këto janë temat për të cilat këtë fundjavë, 150 qytetarë nga të tetë rajonet planore e Maqedonisë e Veriut do të diskutojnë dhe do t’u bëjnë pyetje aktorëve relevant shoqëror.

Instituti për politikë evropiane organizon Anketën e tretë debatuese në vend në bashkëpunim me Universitetin Stanford nga ShBA. Anketa debatuese është një formë unike e konsultimit mbi politikat që kombinon teknikat e anketimit të opinionit publik dhe debatin publik.

Ai synon të paraqesë se si do të dukej opinioni publik për një temë të caktuar, nëse qytetarët do të kishin mundësi të njiheshin më shumë me temën. Anketa debatuese tregon preferencat dhe opinionet e qytetarëve para dhe pas një prezantimi të detajuar të temës.

Para se të mbahet ngjarja, në prill dhe maj 2022 u realizua anketa e parë me mostër përfaqësuese prej 1200 të anketuarve nga i gjithë vendi. Në ngjarjen debatuese, e cila do të mbahet më 4 dhe 5 qershor, 140 prej të anketuarve të ndarë në 11 grupe do të informohen dhe mësohen mes njëri-tjetrit për sistemin zgjedhor dhe reformat në procesin zgjedhor. Më pas, secili grup do t’i parashtrojë pyetje panelit me ekspertët dhe politikanët nga i gjithë spektri, me qëllim që të formojnë qëndrime të informuara dhe të paanshme.

Anketa debatuese mat rezultatet, por edhe ndryshimet në qëndrimet e qytetarëve para dhe pas ngjarjes debatuese.

Debati është pjesë e projektit “AKT – Aksion qytetar aktiv 2.0” i zbatuar nga EPI, dhe i mbështetur nga National Endowment for Democracy.

Comments are closed.