Diskutim: Ndërmjetësimi është më shumë se gjykata dhe avokatë, është një kulturë që po zhvillohet me shpejtësi në vend.
Ndërmjetësimi është shumë më tepër se gjykatat dhe avokatët, është një kulturë. Publiku duhet ta pranojë, sepse është e rëndësishme që ndërmjetësimi të shtrihet përtej pjesës ligjore.
Ky ishte një nga konkluzionet kryesore të ngjarjes promovuese “Përmirësimi i cilësisë së ndërmjetësimit” organizuar nga EPI në kuadër të projektit “Ndërmjetësoni, mos dyshoni!”.
Manifestimin e hapën drejtoresha e EPI-t, Simonida Kacarska, zëvendësambasadori i Mbretërisë së Holandës Robert Decker, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë Natasha Gaber Damjanovska dhe kryetarja e Odës të ndërmjetësuesëve Gordana Bogeska. Ata prezantuan dhe mirëpritën zhvillimin aktual të ndërmjetësimit në vend, duke vendosur sfidat e ardhshme.
Për sfidat kryesore në zbatimin e Ligjit të ri për ndërmjetësim foli Radica Lazarevska Gerovska nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Jan van Zwitten, kryetar i Federatës holandeze të ndërmjetësuesve dhe Hea van Kloppenberg dhe Marion Kuipers, ekspertë të ndërmjetësimit.
Në takim u theksua se ndërmjetësimi inkurajon dy palët kundërshtare që të ulen në të njëjtën tryezë së bashku me palën e paanshme dhe të arrijnë një kompromis nga i cili të gjithë do të dalin fitues.
Ndërmjetësimi si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mund të ndihmojë në uljen e mëtejshme të numrit të çështjeve gjyqësore, gjë që ul kostot për qytetarët dhe shtetin, por në të njëjtën kohë të gjithë kanë akses më të mirë në drejtësi.
Projektet e EPI dhe të Ambasadës Holandeze u theksuan si pozitive për nxitjen e ndërmjetësimit në vend, të cilat gjatë pesë dhe gjashtë viteve të fundit, e shndërruan ndërmjetësimin nga një koncept në letër dhe dhjetë raste, në mijëra raste të nisura dhe të zgjidhura me ndërmjetësim.
Kjo ngjarje promovuese e ndërmjetësimit shërbeu si hapje e trajnimit të dytë për trajnerët aktualë dhe të ardhshëm të ndërmjetësimit. Trajnimi mbahet në bashkëpunim me Federatën Hollandeze të Ndërmjetësuesve, nga ekspertë holandezë për tema dhe aftësi specifike që lidhen me ndërmjetësimin. Në pesë ditët, trajnerët aktualë dhe të ardhshëm maqedonas të ndërmjetësimit do të njihen me metodat dhe aftësitë moderne në terren.
Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Ndërmjetësoni, mos dyshoni!” të cilin Instituti për Politika Evropiane (EPI) – Shkup e realizon në bashkëpunim me Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë “Pavel Shatev”, Odën e ndërmjetësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federata Hollandeze e ndërmjetësuesëve. Projekti financohet nga Mbretëria e Holandës.