BE-ja si promovuese i demokracisë apo “stabilokracisë” në Ballkanin Perëndimor?
Klientët: Ministra e punëve të jashtme të Holandës, Ministria e mbrojtjes të Holandës
Zbaton: Instituti holandez për marrëdhënie ndërkombëtare “Clingendael” në bashkëpunim me rrjetin Think for Europe (TEN)
Duke filluar nga gushti i vitit 2021, Rrjeti Think for Europe (TEN) filloi punën në projektin kërkimor “BE -ja si promovuese e demokracisë apo ‘stabilitokracisë’ në Ballkanin Perëndimor?”. Ky projekt zbatohet në partneritet me Institutin Holandez për marrëdhënie ndërkombëtare ‘Clingendael’.
Përmes politikave të saj të zgjerimit, BE-ja përpiqet të nxisë demokratizimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Tani që reformat e mëtejshme në një numër vendesh vetëm përparojnë ngadalë ose kanë hasur edhe në bllokim, gjithnjë e më shumë vëmendje po i kushtohet efekteve anësore negative të politikave të BE-së. Literatura për zgjerimin e BE-së vëren se, megjithë objektivat e tyre demokratike, strategjitë dhe politikat e BE-së kontribuojnë pa dashje në formimin e të ashtuquajturës stabilitokraci në rajon: vende me mangësi të dukshme demokratike që në të njëjtën kohë pretendojnë se sigurojnë stabilitet pro-BE-së.
Projekti kërkimor fokusohet në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për secilin vend, ai vlerëson se si të metat në politikat e zgjerimit të BE -së, të identifikuara në literaturë, shfaqen në praktikë, duke ofruar një reflektim mbi zbatueshmërinë e kuadrit teorik për vendin specifik, të mbështetur nga një vlerësim i një numri studimesh rastesh.
Projekti do të kryhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe do të kulmojë me një raport të Clingendael në gjuhën angleze me 6 kontribute nga partnerët e TEN, një për secilin vend të Ballkanit Perëndimor.
Projekti finansohet nga Ministria e punëve të jashtme të Holandës dhe Ministria e mbrojtjes.