U formua grupi këshillues i projektit “Aksion aktiv qytetar”
Me qëllim të identifikimit të çështjeve kryesore brenda politikave publike në lidhje me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe demokratizimin e shoqërisë, u krijua grupi këshillues për të përgatitur Anketën e tretë debatuese. Grupi këshillues përbëhet nga profesorë dhe profesoresha, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të Presidentit të shtetit. Grupi do të mbështesë EPI-n në përgatitjen e materialeve për Anketën nacionale debatuese që do të organizohet në vitin 2022. Anketat debatese sigurojnë dialog kombëtar mbi mekanizmat e nevojshëm për një tranzicion efektiv demokratik përmes një qasjeje pjesëmarrëse, duke përfshirë publikun e gjerë, përfaqësuesit e institucioneve kombëtare, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe partitë politike. EPI ngjarjet e tilla I përgatit në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford në ShBA.
Në takimin e parë të grupit këshillues, të mbajtur në 18 Maj 2021, përveç njohjes reciproke, anëtarët së bashku me ekipin e projektit nga EPI diskutuan metodën e anketës debatuese dhe aktivitetet e projektit që EPI zbaton së bashku me Universitetin Stanford në ShBA . Në të njëjtën kohë, grupi këshillues dha kontribut të rëndësishëm në përcaktimin e aktiviteteve të ardhshme siç janë zhvillimi i materialeve të informacionit dhe formati në të cilin ato do të zhvillohen, duke specifikuar temat që do të diskutohen në Anketën nacionale debatuese në vitin 2022 dhe qasjen që do të kenë temat për diskutim drejt procesit të përgjithshëm të integrimit në BE të vendit.
Projektit “ACT – Veprim Qytetar Aktiv 2.0″, synon të rrisë përfshirjen e të gjithë aktorëve në procesin e demokratizimit të vendit, të sigurojë kontribut të strukturuar në avancimin e proceseve të reformës kombëtare përmes një qasje pjesëmarrëse që përfshin publikun e gjerë dhe palët e interesuara përkatëse në fushat e përcaktuara me anketë debatuese dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të gjithë aktorët politikë në proces për rëndësinë e një debati publik gjithëpërfshirës dhe objektiv mbi vendin dhe drejtimin e demokracisë. Ky është një vazhdim i projektit “Act – Aksion aktiv qytetar” dhe zbatohet në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford në ShBA. Për këtë cikël të projektit, katër ngjarje lokale të debatit janë planifikuar në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Ohër ku do të identifikohen prioritetet për diskutim në tema të ndryshme nga qytetarët, dhe këto ngjarje lokale të debatit do të jenë baza për organizimin e Anketës nacionale debatuese me qytetarë nga të gjitha rajonet planifikuese në vitin 2022.
Instituti për politikë evropiane në vitin 2017 organizoi Anketën e parë debatuese në rajon dhe rriti përfshirjen e publikut të gjerë në debatin me vendimmarrësit. Në vitin 2019, Anketa e dytë debatuese u organizua me sukses, ndërsa aktualisht po bëhen përgatitjet për ngjarjen e tretë të tillë, e cila është planifikuar për vitin 2022.
Anëtarë të grupit këshillues:
Prof. inordinar Dr. Besa Arifi
prof. inordinar Dr. Veli Kreci
Prof. Dr. Jovan Ananiev
Dr. Mirjana Lazarova Trajkovska
Dr. Elena B. Stavrevska