Mbyllja e hapsirës mes hulumtimit akademik dhe hulumtimit të politikave të aplikuara: U formua grupi hulumtues “E drejta, politika dhe institucionet evropiane”

Nov 26, 2020

naum.lokoski

Lajme

0

Instituti për politikë evropiane (EPI), sëbashku me bashkëpunëtorët tonë Univerzitetin “Goce Delçev” – Shtip (UGD) dhe Univerzitetin e Evropës Juglindore – Tetovë (UEJL), identifikuam hapsirë mes hulumtimeve akademike dhe hulumtimeve të politikave të aplikuara. Kjo gjë e ndrydh potencialin e cilësisë hulumtuese, pamundëson krijimin e nji baze stabile për bashkëpunim dhe shkëmbim hulumtues, si dhe pamundëson ndikimin dhe potencijalin për ndikim në të dy llojet e hulumtimeve. Gjithashtu,  pamundëson afërsimin e dijes shkencore më pranë politikë bërësve dhe palëve të tjera të interesit si dhe publikut të gjërë.

Për këtë shkak, EPI, UGD dhe UEJL formuan grupën hulumtuese “E drejta, politika dhe institucionet evropiane”. Grupi fokusohet në lehtësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit hulumtues mes tre institucioneve, por fokusohet edhe në ndërtimin e urave mes tre institucioneve dhe palëve të interesit në proceset venimmarrëse. Grupi do të punon në hapjen e temave më pak të diskutuara lidhur me aderimin në BE, do të hulumton dhe përfaqëson, do të lehtëson rrjetëzimin dhe kontaktte mes palëve të interesuara, do të informon publikun e gjerë dhe ekspertët për çështje që janë pjesë e fokusit të tij tematik, si dhe publikim të rezultateve hulumtuese dhe rezultateve nga diskusionet në formate të ndryshme.

Në grupën hulumtuese anëtarë janë profesorë dhe profesoresha, docentë nga të dy univerzitetet, kurse si anëtare të EPI janë hulumtueset dhe hulumtuesit nga EPI, por të ftuar janë edhe hulumtues dhe hulumtuese nga organizata të tjera think – tank nga vendi. Mbledhja themeluese u mbajt online, më 20 nëntor 2020. Takimin e hapën dhe e udhëhoqën themeluesit e gripës – profesoresha Besa Arifi, d-r. Biljana Kotevska, profesori Jovan Ananiev dhe d-r. Simonida Kacarska. Përveç njohtimit të përgjithshëm, grupi bisedoi edhe për organizimin e mbrendshëm dhe ndikimin e jashtëm, aktivitetet e ardhshme, por edhe në përgjithësi – për vizionin për zhvillim të grupës dhe dialogun mes hulumtimit akademik dhe hulumtimit për politikë të aplikuar. Të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet e ardhshme të grupës hulumtuese do të publikohen në web faqet dhe profilet në mediat sociale të EPI, UGD dhe UEJL.

Anëtarët e grupës hulumtuese “E drejta, politika dhe insitutcionet evropiane”

Prof. Dr. Andulla Azizi

prof. inordinar dr. Ana Nikodinovska Krstevska

Dr. Ardita Abazi Imeri

doc. dr. Arta Selmani-Bakiu

Doktorant Andreja Bogdanovski

prof. inordinar dr. Bekim Nuhija

prof. inordinar dr. Besa Arifi

Dr. Biljana Kotevska

prof. inordinar dr. Veli Kreci

Dr. Borjan Gjuzelov

prof. inordinar dr. Borka Tushevska Gavrilloviq

Doc. Dr. Elena Maksimova

prof. dr. Jadranka Denkova

Prof. Dr. Jovan Ananiev

doc. dr. Jordanka Galeva

Mr. Julijana Karai

Mr. Magdalena Lembovska

prof. inordinar dr. Memet Memeti

prof. inordinar dr. Meritua Zulfiu Alili

Mr. Misha Popoviq

prof. inordinar dr. Ollga Koshevaliska

doc. dr. Sami Mehmeti

Dr. Simonida Kacarska

Comments are closed.