U publikua “Raporti Vullnetar Kombëtar” në suaza të Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, ku kontribut dha edhe EPI

Jul 16, 2020

naum.lokoski

Lajme

0

Qeveria përgatiti dhe publikoi Raportin Vullnetar Kombëtar/Voluntary National Review për implementim të Agjendës 2030, në suaza të Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ku kontribut dha edhe EPI.

Ky raport monitoron përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës 2030, në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Që nga krijimi i këtij mekanizmi në vitin 2016, kjo është hera e parë që Maqedonia ka përgatitur raportin e vet, i cili përfshin mbështetje nga organizatat e shoqërisë civile.

EPI është ndër organizatat që kanë kontribuar, me fokus të veçantë në Objektivin për zhvillim të qëndrueshëm 8 “Punë e denjë dhe rritje ekonomike” dhe Objektivën për zhvillim të qëndrueshëm 16 “Paqja, drejtësia dhe institucionet e forta”. Si pjesë e zgjidhjeve të sugjeruara të EPI, theksohet projekti rajonal WeBER, i cili i mundësoi organizatave qytetare që të përfshihen në reformën e administratës publike dhe të veprojnë si bashkëbisedues të besuar të qeverive me kontributin e tyre konstruktiv në hartimin e politikave dhe shërbimeve. Ndër zgjidhjet e tjera të propozuara është stimulimi për kompanitë që të angazhohen për të kontribuar në Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, mbikëqyrjen dhe përafrimin e politikave publike të miratuara me Agjendën 2030, platformë e hapur e të dhënave për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien, dhe krijimin e një bordi këshillimor për të rinjtë ose një mekanizëm për pjesëmarrjen e të rinjve në politikat përkatëse në nivelin institucional.

Raporti Vullnetar Kombëtar u prezentua para trupave të Kombeve të Bashkuara, kurse nga data 14 deri më datën 16 qershor u mbajtën mbledhjet e ministrave. Ky forum politik i profilit të lartë është bazë e platformës së Kombeve të Bashkuara për monitorim dhe rishikim të Agjendës 2030.
Në këtë mbledhje Maqedonia prezentoi Raportin Vullnetar Kombëtar.

Raportin Vullnetar Kombëtar për Maqedoninë e Veriut mund ta shikoni në

Comments are closed.