EPI me hulumtime të reja i thellëson temat nga anketa debatuese e vitit të kaluar
Një vit më parë, Instituti për politikë evropiane – Shkup zhvilloi anketën e dytë debatuese në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin Stanford nga SHBA. Anketa debatuese është formë unike e konsultimit politik, e cila i kombinon teknikat e sondazhit të opinionit publik dhe diskutimit publik. Ajo synon të paraqesë se si do të dukej opinion publik për një temë të caktuar, nëse qytetarët do të kishin mundësi të njihen më shumë me temën. Anketa debative i pasqyron preferencat dhe opinionet e qytetarëve si para ashtu edhe pas njoftimit të detajuar me temën.
Rezimenë me rezultatet nga anketa debatuese mund t’i shihni këtu
Infografin me rezultatet e anketës debatuese mund t’i shihni këtu
Pas mbarimit të anketës debatuese, EPI analizoi fokus grupet, gjegjësisht diskutimet e qytetarëve pjesëmarrës të debatës me qëllim që më mire të analizohen temat që shkaktuan ndikim më të madh. Si rezultat i kësaj u krijua projekti “Aksioni aktiv qytetar për demokraci”. Synimi kryesor i projektit është avansimi dhe përforcimi i proceseve nacionale reformuese përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve.
Më shumë rreth projektit mund të lexoni këtu
Në kuadër të këtij projekti janë duke u përgatitur gjashtë hulumtime, me tema të cilat dolën si rrjedhojë e rezultateve nga anketa debatuese e vitit të kaluar. Temat do të paraqesin rekomandime, të cilat do të diskutohen me profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Diskutimet do të organizohen me qëllim që të kontribuojnë në verifikimin e gjetjeve dhe rekomandimeve në mënyrë që të pregaditen rekomandime të zbatueshme për avancimin e politikave në fusha të caktuara.
Hulumtuesit janë duke punuar në temat në vijim:
1. Si të arrihet zhvillim i balansuar rajonal?
2. Si të inkurajohet Kuvendi të ushtrojë mbikqyrje të shtuar mbi luftën kundër korrupsionit në institucionet publike?
3. Si të forcohet roli i sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të punëtorit?
4. Si të arrihet gjyqësor i “spastruar” dhe gjykatës të pavarur?