Analizë e cilësisë së reformave që kanë të bëjnë me zgjedhjen, zgjedhjen në gjykatë më të lartë dhe shkarkimin e gjykatësve
Duke vazhduar angazhimin e saj për mbikëqyrje dhe pjesëmarrje në zbatimin e reformave transparente, inkluzive dhe cilësore, organizatat qytetare që punojnë në sferën e gjyqësorit dhe janë pjesë e Grupit Bluprint për reformë në gjyqësor e bënë këtë analizë e cila e elaboroi rrjedhën reformatore të karrierës gjyqtare nga kushtet dhe procedurës për pranim të trajnimit fillestar në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, kushtet dhe procedura për zgjedhje të gjyqtarit në gjykatë më të lartë dhe kryetarë të gjykatave, bazat dhe procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore deri në përfundimin dhe pushimin nga funksioni i gjyqtarit.
Grupi përbëhet nga Instituti i të Drejtave të Njeriut, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Instituti për politikë evropiane, Qendra për Kërkime Ligjore dhe Analizë dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur – Maqedoni.
Duke pasur para sysh se Grupi Bluprint është pjesë e Këshillit për monitorim të zbatimit ë Strategjisë në gjyqësorin 2017 – 2022, që paraqet trup adekuat për Ministrinë e drejtësisë dhe ka përfaqësuesit e vetë në grupet e punës nga sfera e gjyqësorit, kjo analizë paraqet dokument për paraqitjen e mendimeve analitike dhe të ekspertëve të Grupit të Bluprintit për reforma në gjyqësorin dhe përpjekjen për të ndikuar në cilësinë e reformave.