Dialog për politikë: Vetingu si masë e jashtëzakonshme do të krijon probleme të jashtëzakonshme
Vetingu si masë e jashtëzakonshme do të krijon probleme të jashtëzakonshme, veçanërisht që tek ne u lajmërua në kontekst parazgjedhor, jo i definuar dhe për atë shkak nuk mund të flitet për rezultate nga ky proces. Përvojat nga rajoni lajmërojnë për kujdes tejet të veçantë dhe debatë gjithëpërfshirëse për procesin e vetingut, derisa sipas ekspertëve zgjidhje më e mirë për rrethanat tona do ishte të shihet integriteti dhe kapaciteti i institucioneve egzistuese. Këto janë pjesë e përfundimeve që i deklaruan folësit në dialogun për politikë “Vetingu – një mundësi e imponuar ose e mundshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut” që u mbajt më 6 mars në Shkup.
Dr. Ledi Bianku nga Shqipëria, ish gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut theksoi që gjykatësit, si dhe të gjithë funksionarët e tjerë, duhet të jenë të përgjegjshëm dhe se ajo që vlen për ministrat dhe përfaqësuesit politik duhet të vlen edhe për gjykatësit. Siç theksoi ai, edhe gjykatësit duhet të përgjigjen para publikut. Bianku tha se vetingu në Shqipëri është paraparë si procedurë administrative, por nëse analizohet përmbajtja e procesit, analizat tregojnë që procesi kundër gjykatësve është proces penal.
-
Nëse i dëgjoni politikanët, ato thonë që luftojnë kundër korrupsionit në gjyqësor. Por korrupsioni nuk luftohet me procedura adminisitrative por me procedura penale, theksoi Bianku.Dr. Bosa Nenadiq, ish kryetare e Gjykatës kushtetuese të Sërbisë potencoi që pasojat nga ndryshimet në politikë janë më të vogla se reformat në gjyqësor.
-
Pasojat janë më të mëdha derisa reformat në gjyqësor nuk implementohen ashtu siç duhet, theksoi Nenadiq si dhe ajo që gjatë implementimit të reformave, i rëndësishëm është bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare, por më e rëndësishme është përgatitja e mbrendshme për reforma.
Dr. Mirjana Llazarovska Trajkovska, ish gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se tek ne flitet për veting por pa u dhënë përgjigje se çfarë vetingu do të implementohet.
-
Idea për veting , vetëvetiu, nuk ka qëllim të keq. Por në princip, vetingu si terminologji nuk përshtatet me atë që duam ta arrijmë. Nuk mund të themi se të gjithë 530 gjykatës në Maqedoni nuk janë të mirë dhe duhet të ju nënshtrohen kontrollit dhe spastrimit, tha Llazarova Trajkovska.
Ajo shtoi se përderisa implementohet vetingu, të duhura janë edhe ndryshime kushtetuese me qëllim rregullimin e qëndrueshmërisë së mandatit të gjykatësve dhe pavarësinë e gjyqësorit.
-
Çfarëdo komploti ose mendimi për vetingun, ashtu siç ishte i prezentuar në publik, pa ndryshime kushtetuese është i pamundur. E vetmja gjë që është e mundur është përforcimi i kapaciteteve të institucioneve dhe implementi i ligjeve, tha Llazarova Trajkovska.
Tatjana Vasiq Bozaxhieva nga Ministria e drejtësisë theksoi se Komisioni Evropian në raportin e fundit ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka përparim të zmadhuar në harmonizimin me rregullativat e BE-së. Gjithashtu, në raport konstatohet se në Maqedoninë e Veriut është vërejtur motivim dhe angazhim qënjësor për reforma, tha Tatjana Vasiq Bozaxhieva.
Vlladimir Georgiev, anëtar i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit tha se kryetari i mëparshëm ka dalë në publik me qëllim që KSHPK duhet të kontrollojë pronën e gjykatësve dhe prokurorëve në shtet.
-
Kjo nuk paraqet veting. Kjo është vetëm nji element nga i gjithë procesi. Vetingu si në Shqipëri, të hyet në analizën e ekspertizës , të pronës së fituar dhe anëtarëve të familjes, në analizën se a kanë qenë të involvuar në struktura kriminele apo politike, në të vërtetë është diçka tjetër, tha Georgiev.
Ai shtoi se viteve të kaluara është kritikuar veprimi i gjykatësve dhe prokurorëve, janë përmendur keqpërdorime të AKMIS sistemit dhe për këtë shkak në publik egziston ndjenja e erozionit të besimit në sistemin gjyqësor, dhe duhet pasur parasysh se sistemi gjyqësor është shtylla e sundimit të së drejtës.
-
Sipas hulumtimeve në Shqipëri, rreth 80% e qytetarëve, para se të fillojë procesi i vetingut, kanë thënë që egziston korrupsion i lartë në këtë sektor. Në Maqedoni, sipas hulumtimeve, sistemi gjyqësor shihet si fajtor për korrupsionin në shtet. Sipas perceptimeve të qytetarëve për mbizotërimin e korrupsionit sipas profesioneve, në dy vendet e para qëndrojnë gjykatësit dhe prokurorët. Nga viti 2001 deri në vitin 2019 shihet rritje e perceptimit për korrupsion tek gjykatësit dhe prokurorët, tha Georgiev.
Ai përfundoi që duhet të kemi parasysh që implementimi i tërësishëm i vetingut paraqet rrezik real për bllokim të sistemit gjyqësor.
-
Nëse vendosim për veting në kuptimin e revizionit, e patjetërsueshme është kyçja e monitorimit ndërkombëtar që të mundësohet proces objektiv, përfundoi Georgiev.
Sipas dr Denis Preshova, docent në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, vetingu aspak nuk është zgjidhje.
-
Si masë e jashtëzakonshme, do të na shkakton probleme të jashtëzakonshme me të cilat nuk do të mund të ballafaqohemi. Duhet të jemi të vëmendshëm se për çfarë lloj të vetingut bëhet fjalë. Në kontekstin tonë theksohet rizgjedhje gjenerale, spastrim. Kjo pyetje përsëri hapet në kontekstin parazgjedhor. Mendoj që nëse bëhet qasje e përshpejtuar kah vetingu, do të shkaktohen vetëm probleme pa u dhënë zgjidhje. Cili është qëllimi i vetingut? Cilin duhet të kontrollojmë dhe të spastrojmë?, theksoi Preshova.
Ai potencoi që vetingu paraqet, para se gjithash, drejtësi adminsitrative dhe nuk hyn në përgjegjësinë penale.
-
Me veting nuk do të kemi përgjegjësi penale, nuk do ta heqë pandëshkuershmërinë. Vetingu është masë për drejtësi tranzitore, në të cilën kemi qasje kur kemi shkelje të rënda të të drejtave njerëzore në të cilat përfshihen dhe vetë gjykatësit. Ne nuk kemi zgjidhur ende çështjet me “bombat” kurse flasim për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen, tha Preshova.
Dialogu u implementua në suaza të projekti “Bashkëpunimi Justitia: Rifitimi i besimit të qytetarëve” që implementohet nga ana e Institutit për politikë evropiane dhe Shoqatës ZENITH, kurse finansohet nga Bashkimi Evropian dhe kofinansohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Projekti ka për qëllim të kontribuojë në rifitimin e besimit të qytetarëve në sektorin e drejtësisë në Maqedoni përmes përfshirjes kuptimplote të shoqërisë civile në reformat thelbësore. Përdorues final të këtij projekti janë institucionet në sferën e gjyqësorit.
Qëllimi i këtij dialogu ishte të sigurojë diskutim të thelluar mbi natyrën dhe pasojat e procesit të vetingut, sipas standardeve evropiane të gjyqësorit dhe përvojave në rajon dhe të kontribuojë në vlerësimin e nevojës për veting të gjyqësorit në Maqedoni në dritën e standardeve evropiane dhe mësimeve të marra.