Dokument për politikat publike “Implementimi i Strategjisë për Reformë të Sektorit të Jurisprudencës në vitit 2017 – 2022”
Ky dokument i shkurtër për politikën publike bazohet në qëndrimet e prezantuara në dialogun për politika publike, i cili u mbajt më 11 dhjetor të vitit 2019 në hotel Arka në Shkup, në kuadër të Projektit “Parnteriteti Justitia: Rikthimi i besimit të qytetarëve”, të cilin e implementon Instituti për Politikë Evropiane dhe Asociacioni ZENIT, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian përmes Sektorit për financim qendror dhe lidhje të marrëveshjeve dhe i bashkë-financuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Projekti ka për qëllim të kontribuoj në rikthimin e besimit të qytetarëve në Sektorin maqedonas të jurisprudencës, përmes përfshirjes të konsiderueshme të shoqërisë civile në reformat thelbësore. Përfituesit e fundit të këtij Projekti janë institucionet nga fusha e jurisprudencës.
Dialogu përbëhet nga dy sesione në të cilët morën pjesë rreth 60 përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik, gjyqtarë, prokurorë publik, ekspertë të fushës, përfaqësues të sektorit qytetarë dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.